Mbështetje financiare për ndërtimin e serrave diellore - 50% grant për prodhimin e perimeve, rrushit dhe luleshtrydheve
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofron financim të pjesshëm për ndërtimin e serrave diellore. Fermerët që dëshirojnë të investojnë në prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës mund të përfitojnë grant prej 50% për ndërtimin e serrave që shtrihen nga 0.2 ha deri në 2 ha, përfshirë gjithashtu edhe sistemet e ujitjes që janë të domosdoshme për kultivimin e këtyre kulturave.
MBËSHTETJA FINANCIARE:
Deri në 15 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve
Deri në 8 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë
Deri në 4 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të luleshtrydheve
Kjo mbështetje financiare është e strukturuar në mënyrë që të ndihmojë investimet e ndryshme të bujqësisë. Për serrat e prodhimit të perimeve, fermerët mund të përfitojnë deri në 15 milionë lekë për çdo hektar, ndërsa për serrat e prodhimit të rrushit të tavolinës mund të sigurojnë deri në 8 milionë lekë për hektar. Për serrat e prodhimit të luleshtrydheve, mbështetja arrin deri në 4 milionë lekë për hektar.
Sipas ministers së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, fermerët mund të përfitojnë këtë grant prej 50% në kombinim me mundësinë për të marrë një kredi të butë me interes prej vetëm 2% dhe një garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për këtë investim. Aplikimet për këtë skemë janë të hapura deri më datë 30 shtator dhe përfshihen gjithsej 9 masa mbështetëse që synojnë të përmirësojnë produktivitetin dhe cilësinë e prodhimit në bujqësi.

Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat - 5 vite burg për personat që reklamojnë shërbimet në media sociale
Kontrabandistët që promovojnë shërbimet e tyre në media sociale për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në Britani ilegalisht mund të përballen me pesë vjet......

Sa tarifa do të paguajmë për transfertat me SEPA? - BSH: Jo më shumë se 3 euro për pagesat hyrëse. Për dalëset, sa ato të AIPS
Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga momenti që shqiptarët do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa me SEPA, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar tarifat që do të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.7 lekë në raport me javën që......

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane - Mirëpret 183 kompani latino-amerikane pas tarifave të SHBA-së
Kina ka miratuar 183 kompani të reja braziliane të kafesë për të eksportuar produkte në tregun kinez, sipas një postimi në mediat sociale të ambasadës kineze......

Asfaltohet rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut - Rama: Portë e re e aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi
Ka hyrë në fazën e asfaltimit rruga e re që lidh Urën e Bilçës me Drobonikun në Berat. Ura lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël me fshatin......

Tarifat e Trump në Evropë/ Si do të ndikohen konsumatorët evropianë?!
Çmimet e produkteve evropiane pritet të rriten në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, marrëveshja tregtare nuk duhet të shkaktojë inflacion në Evropë, pasi......

Vera franceze, nën “shënjestrën” e Trump - Tarifat 15% do t’i kushtojnë industrisë rreth 1 miliard euro
Industria e verës dhe pijeve alkoolike në Francë pritet të humbasë rreth 1 miliard euro nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifën 15% për produktet e tyre......

OPEC+ do të rrisë prodhimin e naftës nga shtatori - Vendimi pritet të shtojë kërkesën e të ulë çmimet globale
Vendet e OPEC+ ranë dakord të rrisin prodhimin e naftës me 547,000 fuçi në ditë nga shtatori, një veprim që mund të ulë më tej çmimet këtë vit. Tetë vendet......