Shqipëria Postuar më 12 Mars 2026, 10:29

Mbështetje financiare për kurset e formimit profesional - Nga programimi, te kinematografia. Qeveria financon trajnimet

Nga Ernilda Luzi

Mbështetje financiare për kurset e formimit profesional - Nga

Hyn në fuqi udhëzimi i ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit për programet e formimit profesional që do të mbështeten financiarisht gjatë vitit 2026, në kuadër të programit të nxitjes së punësimit.

Sipas udhëzimit, për vitin 2026 mbështetja financiare do të jepet për dy fusha kryesore të formimit profesional për programimin dhe industrinë kulturore dhe kreative.

Në fushën e programimit përfshihen një sërë specializimesh që lidhen me teknologjinë dhe zhvillimin digjital, si kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale. Gjithashtu, pjesë e këtyre programeve do të jenë edhe trajnimet për testimin dhe dizajnin e softëare-ve, dizajnin e faqeve ëeb, përvojën dhe ndërfaqen e përdoruesit, si edhe fusha të tjera të ngjashme si realiteti virtual, realiteti i shtuar dhe mësimi makinerik.

Ndërkohë, në fushën e industrisë kulturore dhe kreative përfshihen programe formimi që lidhen me sektorin e prodhimit artistik dhe audiovizual. Ku këtu bëjnë pjesë specializime, si: departamenti artistik, kamera dhe kinematografia, kostumografia, ndriçimi dhe pajisjet teknike, teknika e zërit dhe pasproduksioni, efektet vizuale dhe speciale, si edhe produksioni, regjia dhe promovimi.

Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, fondet për zbatimin e këtyre programeve do të mbulohen nga programi i nxitjes së punësimit, ndërsa përgjegjëse për zbatimin do të jetë Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Kurset e formimit profesional synojnë kualifikimin dhe rikualifikimin e punëkërkuesve, me qëllim përgatitjen për integrim të shpejtë në tregun e punës dhe kanë një kohëzgjatje nga 3 deri në 12 muaj. Institucionet që ofrojnë kurse të formimit profesional, konkurrojnë me anë të një kërkese për të përfituar mbështetje financiare.

Kërkuesi plotëson në mënyrë kumulative kriteret e përgjithshme dhe kërkesa e dokumentacioni për pjesëmarrjen e institucioneve të interesuara të formimit profesional në skemën e mbështetjes financiare dorëzohen nëpërmjet portalit e-Albania.

Po kështu, synohet që përmes këtyre programeve të rrisin mundësitë për punësim dhe të përgatisin profesionistë në sektorë që po kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun e punës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat