Shqipëria Postuar më 18 Janar 2025, 12:04

“Mbështetje e re financiare për agroturizmin” - Rama: Gati program i ri i kombinuar me kredi të buta dhe grante

Nga Diamila Leka

“Mbështetje e re financiare për agroturizmin” - Rama: Gati

Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një here thirrje emigrantëve që të jetojnë dhe investojnë në Shqipëri. Sipas kryeministrit, së shpejti do të shpallet një program i ri i cili do të vijojë të mbështesë agroturizmin përmes granteve dhe kredive të buta.

“Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete, juve me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen tone financiare. Është një mbështetje e kombinuar kredi e butë më grant.”

Aktualisht, problemi kryesor i sipërmarrësve është fuqia punëtore.

“Unë isha me disa sipërmarrës. Problemi kryesor më thoshin se nuk kemi problem fare se sa i paguajmë, por nuk kemi kë të punësojmë. Sepse kemi arritur që sanitarja, pastruesja tek unë merr 600 euro, i merr dhe i çon në shtëpi”.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se krahasuar me vendet e Europës, 94% e shqiptarëve kanë pronësi banesa.

“Tek qiratë ne jemi vendi në Europë, me pronësinë më të lartë të shtëpive, 94% ne i kemi pronësi të shtëpive dhe akoma nuk na ka ardhur ajo kriza e madhe e qirave që ka kapur tani gjithë të zhvilluarit. Që s’ka më, Portugalia, Spanja, Italia në një pjesë të mëdha, nuk kanë më asnjë mundësi të marrin shtëpi”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat