Mbështetje 5.2 miliardë lekë, Salla i nis nga Librazhdi dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nisur sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026, me synim ndërtimin e një skeme mbështetëse të bazuar në nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla theksoi se hartimi i Skemës Kombëtare 2026 po bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. “Sot nisëm turin e dëgjesave me fermerët për të ndërtuar Skemën Kombëtare 2026 bashkë me ta, mbi nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian,” u shpreh ai.
Ministri bëri me dije se pas mbështetjes për mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare 2025, Skema 2026 do të ketë një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, ose 16% më të lartë krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, kjo skemë do të rikonceptohet në funksion të vizionit afatgjatë të zhvillimit të sektorit bujqësor. “Skema Kombëtare 2026 do të rikonceptohet, në linjë me vizionin #Bujqësia2030,” theksoi Ministri Salla.
Në përfundim, ai nënvizoi se fermeri mbetet në qendër të politikave publike. “Çdo lek publik duhet të përkthehet në më shumë prodhim, më shumë cilësi dhe më shumë konkurrueshmëri, për një bujqësi moderne, të qëndrueshme dhe europiane,” deklaroi ministri.
Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, si dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba.
Turi i dëgjesave me fermerët do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, duke synuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve bujqësore në hartimin e Skemës Kombëtare 2026.
Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në Ballkan/ Eurostat: Norma në vitin 2025 vlerësohet në 2.3%, kundrejt 2.5% në BE
Inflacioni vjetor në Shqipëri, i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), shënoi një vlerë mesatare prej 2.3% gjatë vitit 2025, duke u......
Financimi për bujqësinë, i kufizuar - BSH: Stepen bankat. “Tkurrje” me 51% e kredisë së re të dhënë për këtë sektor
Kredia e re në bujqësi ka pësuar një rënie drastike në muajin nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të......
Rrugët e gjeneratës së re - Komuniteti i Transportit: Shqipëria, me nivel zbatimi 63% të Planit të Veprimit
Shqipëria ka shënuar përparim të qëndrueshëm në zbatimin e Planit të Veprimit për Rrugët e Gjeneratës së Re, duke arritur një nivel të përgjithshëm zbatimi......
Rregulla të reja për formalizimin e të ardhurave online - Mata: Duhet një dallim në ligj, jo të gjithë influencuesit të hapin NIPT
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë tashmë mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti ekonomik online, që gjeneron të ardhura përmes......
Sigurimi, barrë financiare për shqiptarët? - Shihet si luks, jo domosdoshmëri. Rreth 92% e primeve vetëm për makinë, jetë dhe pronë
Sigurimi i makinës, jetës dhe më pas pronës, zë 92% të portofolit të sigurimeve në Shqipëri. Këto janë produktet e sigurimit më të zgjedhura nga......
Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” - Spiropali: Vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite
Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një......
Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes......
Në vitin 2025 shitëm më pak se gjysmën e asaj që blemë/ Tregtia e jashtme, deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë
Viti 2025 është mbyllur me një ecuri problematike të tregtisë së jashtme shqiptare, ku rënia e eksporteve dhe zgjerimi i deficitit tregtar duket të jenë......


