Mbështetja për bujqësinë, zëvendës kryeministrja Balluku dhe ministrat Malaj e Salla përmbyllin takimet

Dialogu i qeverisë me fermerët për ndryshimet në skemën e subvencioneve për bujqësinë në vitin 2026, është përmbyllur me një takim final në qarkun e Fierit. Ministri I Bujqësisë Andis Salla ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se në terrej janë zhvilluar 23 takime të tilla.
Në postimin e tij Sala shkruan:
Me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Ministrin e Financave Petrit Malaj, në takimin përmbyllës të turit kombëtar të dëgjesave. Me fermerët e Patosit, Roskovecit, Mallakastrës dhe Fierit, mbyllëm një proces bashkëhartimi që nisi nga Librazhdi dhe u shtri në të gjitha qarqet e vendit, me 23 takime në terren.
Ky tur dëgjesash ka vendosur fermerin në qendër të hartimit të politikave dhe ka ndërtuar një panoramë të qartë të nevojave reale të sektorit. Mbi këtë bazë po konceptohet Skema Kombëtare 2026, përmes analizimit të sugjerimeve të fermerëve, me synim adresimin e mbështetjes së munguar, rishikimin e kritereve, zgjerimin e përfitimit dhe maksimizimin e ndikimit të fondeve publike, për një mbështetje më të drejtë, më efikase dhe të përafruar me standardet e Bashkimit Europian.
Skema Kombëtare 2026 do të nisë me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, 16% më i lartë se një vit më parë, dhe do të shoqërohet me instrumente të integruara financiare, si kredi e butë me interes deri në 2% e mbështetur nga garancia shtetërore deri në 70%, si edhe kompensim të TVSH-së, për të ulur kostot e prodhimit, për të nxitur formalizimin dhe për të rritur vlerën e produkteve #MadeInAlbania.
Instrumentet e financimit janë të hapura për të gjithë fermerët, duhet të aplikoni, të përmbushni kriteret dhe të përfitoni nga mbështetja që ju takon.
Kryeministri Rama në Vatikan, vizita nis nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Vatikan. Në një postim në rrjete sociale Rama ka shkruar: VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë,......
Rihapet TikTok-u, qeveria shfuqizon masat për kufizimin e aksesit në platformën kineze
Qeveria ka vendosur të heqë masat e përkohshme për kufizimin e aksesit në platformën “TikTok” në territorin e Shqipërisë, me argumentin se tashmë janë......
Shqipëria, vend kyç për qendrat e të dhënave, Salla: Energjia e rinovueshme na bën konkurues
Energjia e rinovueshme dhe kostot konkurruese po e kthejnë Shqipërinë në një vend kyç për ndërtimin e qendrave të të dhënave. Investimi i ri prej 100 milionë......
Mungesat në Këshillin Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë shtyn vendimarrjen e politikës monetare
Për shkak se Këshilli Mbikqyrës është i paplotësuar me anëtarët, për shkak të përfundimit të mndatit për 6 prej tyre, Banka e Shqipërisë ka shtyrë sot për në......
20 milonë USD për pikat e inspektimit kufitar - Sfidat e integrimit në BE, Salla: Rrisim sigurinë ushqimore
Qeveria parashikon të kryejë një investim prej rreth 20 milionë dollarësh për ndërtimin e 7 Pikave të Inspektimit Kufitar, si dhe për forcimin e mëtejshëm të......
Evazion fiskal nga postat private? - Prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kontrollet në disa subjekte
Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare. Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen......
Me ftesë nga Selia e Shenjtë, kryeministri Rama niset drejt Romës- Do të pritet në Vatikan nga Papa Leoni XIV
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe......
Sa minuta na ndajnë nga shkolla dhe spitali? Eurostat zbulon diferencat mes qyteteve dhe zonave rurale në Shqipëri dhe rajon
Agjencia Europiane e Statistikave, Eurostat, ka publikuar së fundmi të dhëna që tregojnë sa pranë janë banesat me institucionet bazë, si qendrat......


