Shqipëria Postuar më 25 Mars 2025, 14:22

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 sturtup-e - Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia

Nga Hamit Yzeiraj

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 sturtup-e - Rama: Programi

Gjatë një prezantimi ku 150 të rinj shqiptarë prezantuan 175 start-up-et e tyre me synimin për të përfituar grante nga qeveria, Kryeministri Edi Rama theksoi ndikimin që ka pasur zhvillimi i teknologjisë në vendin tonë.

“Kemi këtu 89 fitues të këtij programi dhe e dimë që duhet zgjeruar edhe më shumë. Vetëm dje pashë një audit analitik për ndikimin e platformës e-Albania në jetën e qytetarëve. Sipas analizës, shqiptarëve u janë kursyer në total 620 milionë euro – një shifër shumë domethënëse.
Gjithashtu, janë kursyer 75 milionë lekë në letra, dhe koha e fituar për qytetarët përkthehet në 25 milionë 'rrotullime rreth Tokës' – një metaforë për kohën e madhe që ka sjellë teknologjia.
Ky është një hap i madh drejt dixhitalizimit të vendit. Platforma e-Albania ka mundësuar një transformim të jashtëzakonshëm në shërbimet publike, një progres që nuk do të ishte i mundur pa teknologjinë. Jemi në epokën e progresit eksponencial dhe po e ndjejmë gjithnjë e më shumë ndikimin e tij në jetën e përditshme.”

Nga ana tjetër, Ministrja e Shtetit për Klimën dhe Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, bëri publike shifrat e përfituesve të këtij viti nga thirrja Startup Grant 2025, duke theksuar se aplikimet nga të rinjtë po rriten ndjeshëm.

“Kemi vënë në dispozicion 10.5 milionë euro në katër vite, ku pjesa më e madhe është financuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa 2 milionë euro janë grante nga Bashkimi Europian.
Këto fonde kanë mbështetur një numër të lartë start-up-esh dhe kanë ndihmuar në krijimin e një ekosistemi të favorshëm për punë dhe inovacion.
Njëkohësisht, është rritur edhe numri i të rinjve që zgjedhin të studiojnë në fushën e teknologjisë së informacionit. Sot kemi biznese që kontribuojnë në sektorë si turizmi, bujqësia dhe shëndetësia.
Jam shumë e lumtur që kemi mbështetur kaq shumë iniciativa. Aktualisht kemi 175 start-up aktive, nga të cilat 89 do të përfitojnë gjatë këtij viti. Sot shpallim zyrtarisht fituesit dhe në ditët në vijim do të zhvillojmë takime me ta për të ndjekur nga afër punën e tyre.”

Në mbyllje, Kryeministri Rama theksoi se po punohet intensivisht për dixhitalizimin e prokurimeve publike përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, duke shpresuar që sistemi të jetë funksional deri në fund të vitit 2026.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat