Mbështetja e familjeve kujdestare - Përfshihet shoqëria civile, bashkia përzgjedh dhe mbikqyr

Familjet kujdestare dhe fëmijët në kujdes alternativ do të mund të marrin trajnim, këshillim dhe mbështetje psikosociale edhe nga organizatat e shoqërisë civile. Rregullat e miratuara nga qeveria përcaktojnë kriteret dhe mënyrën se si këto organizata do të përfshihen në sistem.
OSHC-të do të mbështesin bashkitë në identifikimin e fëmijëve dhe familjeve që kanë nevojë për kujdes alternativ, përgatitjen e familjeve kujdestare dhe ndërgjegjësimin e publikut.
Ato mund të ofrojnë gjithashtu trajnime, këshillim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme për familjet dhe fëmijët. Për t’u përfshirë, organizatat duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë në mbrojtjen e fëmijëve, kujdesin alternativ ose shërbimet sociale.
Ato duhet të kenë në ekip punonjës socialë ose psikologë të licencuar, të garantojnë mbrojtjen e të dhënave dhe të zbatojnë masa për kontrollin e integritetit të stafit që punon me fëmijët. Përzgjedhja do të realizohet nga bashkitë përmes thirrjeve për shprehje interesi, marrëveshjeve të bashkëpunimit ose kontraktimit të shërbimeve.
Përmbushja e kritereve do të vlerësohet nga një komision i ngritur nga kryetari i bashkisë, edhe përmes verifikimeve në terren kur kjo të jetë e nevojshme. Megjithatë, organizatat do të ofrojnë vetëm mbështetje teknike dhe profesionale, pa të drejtë vendimmarrjeje. Vlerësimi, miratimi dhe rishikimi i masave të kujdesit alternativ do të mbeten përgjegjësi e bashkive dhe e strukturave publike.
Zbatimi i marrëveshjeve dhe cilësia e shërbimeve do të mbikëqyren nga njësitë vendore dhe Shërbimi Social Shtetëror, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të koordinojë procesin në nivel kombëtar.
Ministri Hoxha takim me Komisioneren Kos: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave
“Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke......
LIS, aplikacioni për tokën, Salla: Ndihmon fermerët për kontrollin e kostove dhe rritjen e prodhimit
Një aplikacion i quajtur LIS, është vënë në fuksion të fermerëve të vendit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Roskovec......
Zyrtarizohen objektivat e rinj për klimën - Deri në 2035-ën, emetimet synohen nën 9,195 kiloton CO₂ ekuivalent
Vendi ynë ka zyrtarizuar objektivat e rinj për reduktimin e emetimeve dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike deri në vitin 2035. Kontributi Kombëtar i......
Shqiptarët kalojnë më shumë kohë online - AKEP: Rritet konsumi i internetit dhe telefonatave. SMS-të “po dalin nga moda”
Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë internetin dhe telefonatat, ndërsa SMS-të po humbasin terren. Të dhënat për tregun e komunikimeve elektronike......
Klodiana Spahiu, emri i ri për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Klodiana Spahiu është propozuar për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me synimin për forcimin e aksesit në shërbimet shëndetësore......
“Duhen kuruar tre plagët e shtetit” - Rama prezanton platformat e reja për të rritur bashkëveprimin me qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama,......
Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile - Vendimi, 2,431 metra katrorë kalojnë në pronësi të Korporatës së Investimeve
Qeveria ka vendosur t’i transferojë në pronësi Korporatës së Investimeve Shqiptare një sipërfaqe prej 2,431 metrash katrorë në zonën e Bulevardit të Ri, për......
Pagat shtyjnë lart kostot e ndërtimit, materialet bien/ Presioni kryesor vjen nga fuqia punëtore, ndërsa tregu mbetet aktiv
Kostot e ndërtimit të banesave kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por presioni kryesor këtë herë nuk ka ardhur nga materialet. Të......

