Mbështetja e BE për punësimin e të rinjve/ Garancia Rinore, 2252 përfitues në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë

Garancia Rinore po shndërrohet në një instrument kyç për reduktimin e papunësisë te grupmoshat 15 deri në 29 vjeç. Ky program, synon të përfshijë ata të rinj që nuk janë në punë, shkollë si dhe kurse formimi, dhe po pilotohet aktualisht në tre qarqet kryesore të vendit: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
“Garancia Rinore është programi më i rëndësishëm i qeverisë shqiptare për punësimin e të rinjve. Është një program që mbështetet fuqishëm nga Bashkimi Evropian dhe qëllimi i programit është që të sigurojë çdo të riu, që është në moshën 15 deri në 29 vjeç dhe nuk është në punë, shkollë ose duke ndjekur ndonjë kurs formimi profesional, një ofertë cilësore, qoftë për punë, qoftë për shkollë apo trajnim, brenda katër muajve nga regjistrimi në zyrat e punës. Aktualisht programi është në fazë pilotimi, po pilotohet në tre rajone pilot: në Tiranë, Shkodër dhe në Vlorë. Pilotimi mbështetet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me UNDP dhe UNICEF në Shqipëri”- tha Jona Dundo Menaxhere e projektit “BE për Rininë”.
Por cilat janë shifrat që të rinjtë kanë përfituar nga Garancia Rinore?
“Aktualisht janë 2,252 të rinj që kanë përfituar nga Garancia Rinore dhe rezultatet, në fakt, kanë qenë shumë pozitive. Mbi 1,700 prej tyre kanë përfituar një ofertë për punë, për shkollë apo për trajnim brenda katër muajve. Pra, norma pozitive është rreth 86%. Dhe duke pasur parasysh suksesin që është arritur deri tani, por edhe vëmendjen dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, Garancia Rinore së shpejti do të shtrihet në nivel kombëtar për t’i mundësuar të gjithë të rinjve mbështetje për t'u integruar në tregun e punës”- tha Dundo
Synimi final mbetet formalizimi i tregut të punës për të rinjtë dhe rritja e aftësive të tyre profesionale në përputhje me kërkesat e bizneseve.
Si po ndryshon modeli i arsimit? Kurrikul e re dhe inteligjencë artificiale në klasa
Përditësimi i sistemit arsimor është një nga drejtimet kryesore të parashikuara në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, ku synohet përshtatja e......
Bilanci i punës 2025, 79% e bizneseve rezultojnë me shkelje - Ibrahimaj: Prioritet këshillimi, ndryshon qasja ndaj subjekteve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2025, duke zbardhur shifrat e kontrolleve në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së saj......
Shqipëria vijon rritjen e fluturimeve komerciale/ Rreth 126% më shumë se para pandemisë, kryeson Europën
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në shkurt 2026, niveli i fluturimeve në Bashkimin Europian mbetet ende 3.6% më i ulët krahasuar me......
2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave
Sot, ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh, vëmendja e të gjithëve kthehet nga planifikimi i pjesës tjetër të vitit. "Scan Intel" ka analizuar......
Provimet e shtetit, më pak burokraci e më shumë kontroll - Krijohet databazë për aplikim, testim dhe licencim
Procesi i provimeve të shtetit në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re digjitalizimi, pas vendimit të qeverisë për krijimin e një baze të centralizuar......
Mijëra vende pune nga energjia dhe eficienca - Dokumenti/ Nevojë për 12 mijë punonjës me kohë të plotë deri në vitin 2030
Zbatimi i politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike pritet të sjellë përfitime të ndjeshme ekonomike dhe sociale, duke u fokusuar kryesisht në......
Çmimi i karburanteve, 8 lekë më lirë - Qeveria vendos uljen e akcizës me 20% dhe ngritjen e Bordit të Transparencës
Qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve duke marrë masa për të mos lejuar rritjen jo normale të çmimeve të naftës dhe benzinës. Konkretisht, akciza......
Fqinjët “ftohen” me mallrat shqiptare/ Kosova "mbron" bilancin, rënie e ndjeshme me katër vendet e tjera
Fillimi i vitit 2026 ka sjellë një panoramë komplekse për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin, ku vihet re një kontrast i qartë mes rritjes me......


