Mbahet samiti BE – Ballkani Perëndimor/Në fokus të diskutimeve, integrimi dhe Plani i Rritjes Ekonomike
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë në Bruksel takimin me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi Planin e Rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok. I pranishëm në samit është edhe kryeministri Rama, ndërkohë që pjesë e diskutimeve janë edhe çështje si agjenda e gjelbër, lufta kundër kërcënimeve kibernetike, migracioni si dhe fusha të tjera si politika e jashtme e përbashkët.
Ndërkaq, në deklaratën që pritet të miratohet do të theksohet fakti se “zhvillimi i rregullt i samiteve të përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor është një prej dëshmive se BE-ja e ka prioritet këtë rajon, raportet me vendet e tij, por edhe procesin e integrimit të plotë të tyre në BE”.
Ky samit vjen një ditë pasi u zyrtarizua edhe hapja e negociatave të Shqipërisë për grupkapitullin 6 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
Sondazh

Ekonomia, ecuri pozitive në 6-mujorin e dytë/Sejko: Ndikim, politika monetare e BSH
Në mbledhjen e fundit për vitin 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për......

Pensionet, qeveria projektligj për njohjen e viteve të punës në institucione e ndërmarrje shtetërore dhe kooperativa
Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria ka miratuar dhe kaluar projektligjin që ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e......

Ndërsa bitcoin rritet, markat luksoze po konsiderojnë pranimin e pagesave me kriptomonedha!
Rritja e vlerës së Bitcoin ka tërhequr vëmendjen e markave dhe shitësve të modës së nivelit të lartë, duke nxitur interes të mëtejshëm për ofrimin e......

Ekonomia e Europës përballet me një udhëtim me ‘gunga’ në 2025. Cilat janë 5 fushat kryesore në fokus?
Midis trazirave politike, disa të dhënave të dobëta ekonomike dhe paralajmërimeve për mungesën e potencialit të saj të rritjes, Europa pati një vit të......

“BE duhet të jetë pragmatiste ndaj Trump” - Meloni thekson nevojën për bashkëpunim për të shmangur luftën tregtare
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje pragmatike me administratën e ardhshme të Trump, që të......

Si përcaktohet referenca e çmimit të banesave? - Demirxhiu: Faktorët janë nga mesatarja e shitjeve. Të indeksohen çdo vit
Pak ditë më parë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, publikoi në Fletoren Zyrtare, çmimet e reja mesatare të shit-blerjeve të banesave në......

Nissan dhe Honda, pranë “shkrirjes” - Bashkimi i kompanive synon të forcojë pozitën e tyre në tregun global
Prodhuesit japonezë të makinave Honda dhe Nissan janë në bisedime për të thelluar lidhjet, duke përfshirë një bashkim të mundshëm, pasi sfidat nga Tesla dhe......

Treni Tiranë-Durrës, mbyllen 80% e punimeve - Pritet nisja e ndërtimit të 10 stacioneve të rinj, operative në vitin 2026
Teksa një sërë projektesh hekurudhore janë në zhvillim, linja Tiranë – Durrës dhe degëzimi i ri drejt aeroportit të Rinasit do të jetë e para që do të......