Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime!
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov, që krahas informimit për kriteret, dokumentet dhe lehtësitë fiskale, mundëson edhe aplikimet për shprehje interesi të qytetarëve dhe biznesit, që duan të investojnë për zhvillimin e ekonomisë së zonës.
I pranishëm në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama, me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Mazniku tha se, “hapi i parë në zbatim të Paketës së maleve, është se çdo bashki duhet të ngrejë një grup pune me 5 anëtarë që duhet të përcaktojnë zonat me prioritet zhvillimi në territorin e bashkisë”.
Ai shpjegoi se, pas analizës së thelluar bëhet shpallja e zonë për zhvillim me vendim të Këshillit të Ministrave, që jep fillimin esencial të zbatimit specifik në territor të Paketës së Maleve. Ndërsa njoftoi se tashmë ka dalë udhëzimi që përcakton kriteret dhe dokumentacionin për identifikimin e zonave me prioritet zhvillimi në territorin e bashkive, në kuadër të Paketës së Maleve.
Sipas tij, interesi për zbatimin e Paketës së Maleve është i madhe dhe ka bashki që e kanë nisur këtë proces për përcaktimin e zonave me potencial zhvillimi.
“Sa më shpejtë të vijnë propozimet nga ana e bashkive aq më shpejtë mund të kalohen propozimet në Këshillin e Ministrave dhe të filloj zbatimi”, u shpreh Mazniku, ndërsa bëri të ditur se, nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme, në agroturizme apo investime të tjera që nxisin ekonominë lokale.
“Paketa e Maleve”, nëpërmjet mbështetjes me dy instrumente: ligjor dhe financiar, synon të nxisë̈ investimet në zonat rurale malore nga të gjithë ata që përmbushin kushtet e nevojshme.
Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Ndërsa synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma.

‘Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës’ - Malaj: Rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se është drejt finalizimit drafti për çmimet e reja të referencës për vlerën e pronave. “Jemi drejt......

Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve - Rama: Kontroll 24 orë me GPS!
Në takimin që zhvilloi sot në Durrës me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt......

Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor - Malaj: Bashkitë, planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut
Ministri i Financave bëri të ditur sot se buxheti vendor është rritur ndjeshëm pas fillimit të reformës territoriale në vitin 2015, duke u trefishuar në......

34 milionë euro shtesë për bujqësinë - Fermerët marrin pjesën më të madhe. Si parashikohet financimi deri në 2028-ën
Mbështetja financiare për sektorin bujqësor në vend do të vijojë të rritet dhe pse në raport me nevojat që ka, fondet e akorduara sërish janë në nivel të......

Rritet mbështetja buxhetore për hekurudhat - Planifikohen mbi 29 miliardë lekë deri në vitin 2028
Qeveria shqiptare ka planifikuar një rritje të investimeve në sektorin e transportit hekurudhor, sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028. Gjatë katër......

‘Reformë institucionale për kontrollin e territorit’ - Rama: Rregulla të reja për kantieret e ndërtimit!
Kryeministri Edi Rama u shpreh për një reformë gjithëpërfshirëse të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, mbi kontrollin e territorit kundër ndërtimeve......

Bitcoin arrin nivel rekord - Kriptomonedhat janë nxitur nga kërkesa institucionale, politikat mbështetëse
Bitcoin është rritur në nivele rekord të premten, i nxitur nga kërkesa e investitorëve institucionalë dhe politikat miqësore ndaj kriptovalutave nga......

BE, në negociata me Trump - Cili shtet evropian do të prekej më shumë nga tarifat amerikane?
Gjermania dhe Irlanda dallohen si dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave më të larta të SHBA-së. Brukseli po punon drejt një marrëveshjeje......