Mazniku në komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Duhet të lehtësohet regjistrimi i pronave të bashkive
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, në fjalën e mbajtur në komisionin e Posaçëm të Antikorrupsionit, theksoi punën që duhet bërë për të lehtësuar procedurën që bashkitë të kenë mundësi të regjistrojnë pronat që i kanë të tyre.
“Pjesa më e madhe e pronave janë të paregjistruara në emër të bashkive dhe unë mendoj që duhet që nga pikëvështrimi administrativ i mënyrës se si regjistrohen pronat tek mbështetja teknike që bashkitë të regjistrojnë pronat, kemi nevojë që të gjitha palët të bëjmë më shumë për të pasur mundësi që bashkitë, si fillim t’i regjistrojnë pronat dhe ta kenë një proces të lehtësuar,” u shpreh Mazniku.
Po ashtu, Ministri Mazniku foli për ligjin e ri të bashkëpronësisë që prek hapësirat e përbashkëta duke e vënë theksin te nevoja që kanë këto prna të mirëmbahen.
“Kemi qartësi shumë të madhe për ato që janë prona private, gjithashtu e kemi të qartë se çfarë pronë publike që është e të gjithëve, por kur hyjmë në diskutimin e pronave të përbashkëta që është një sipërfaqe shumë e madhe prone, kjo është e pavlerësuar siç duhet”, tha Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Ligji i ri që po harton qeveria sipas Maznikut ndihmon në një seri elementësh që kanë të bëjnë me mënyrën si regjistrohet prona, si disponohet, si ndryshohet etj.
Sondazh

Më pak kredi për biznese të reja - Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë është në rënie
Individët dhe bizneset kanë nisur të marrin gjithnjë e më pak hua për të hapur një biznes të ri. Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja......

“Legalizimi i pronave, afati 2028 është i arritshëm” - Rama: Ndihmë nga teknologjia. Rusi: Vetëm 2.9% e kërkesave, të shqyrtuara
Afatet për përfundimin e proceseve që lidhen me legalizimin e pronave janë të arritshme, sipas kryeministrit Edi Rama. Gjatë tryezës “Garantimi i së drejtës......

28-29 Nëntori, shqiptarët “shtegtojnë” - Zani: Ndikuan ditët e shumta të pushimit dhe fluturimet e lira
Me ardhjen e festave të 28 dhe 29 nëntorit, shumë individë, kryesisht nga administrata, zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit. Katër ditë pushime të......

Shoqëritë e sigurimit paguan 7 mld lekë dëme - AMF: Rritje rekord e dëmeve të paguara për Karton Jeshil
Ka arritur në 7 miliardë lekë vlera e dëmeve të paguara bruto në fund të dhjetëmujorit, gati 23% më shumë se në periudhën janar - tetor 2023, ndërsa pjesa më......

Rriten fondet për udhëtime dhe dieta të deputetëve - Pr.buxheti 2025 miratohet në Komision, më datë 3 Dhjetor kalon në seancë
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar nen për nen projekt buxhetin e vitit 2025, i cili më pas do të kalojë për votim në seancën......

E ardhmja u përket robotëve humanoidë - Avancimet në sektorin e inxhinierisë dhe “IA” po zgjerojnë ndjeshëm tregun
Tregu i robotëve humanoidë pritet të zhvillohet ndjeshëm në vitet e ardhshme, me kompanitë që konkurrojnë për të sjellë të parat një android në jetën tonë të......

Ngadalësohen ndërtimet?! 1.9% më pak leje të miratuara/ Rritja e sipërfaqeve të ndërtimit, mund të ulë çmimin për metër katror
Pas një vrulli ndërtimesh në vendin tonë duket se do të kemi një ngadalësim të tyre. Të dhënat e INSTAT raportojnë se në tremujorin e tretë 2024 janë......

Sa para’ duhen për të qenë i suksesshëm? - Ja çfarë mendojnë shumica e amerikanëve!
Paratë mund ose nuk mund të jenë në gjendje të blejnë lumturinë, por amerikanët shpesh e lidhin pasurinë me suksesin. Në fakt, shumica e atyre që jetojnë në......