Matura Shtetërore/ Sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës!
Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Janë rreth 145 qendra provimi, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.
Gjithashtu janë të angazhuar më shumë se 640 mësues që do të korrigjojnë testet.
Provimet do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.
Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 10 qershor, Matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.

Bitcoin shkakton 98 mln ton CO2 në vit - Procesi i gjenerimit të kriptomonedhave kërkon sasi të mëdha energjie
Rrjeti Bitcoin aktualisht prodhon një gjurmë karboni më shumë se dy herë më të madhe se shteti i Zvicrës. Kjo reflektohet nga shifrat e portalit të......

Çelja e sezoni veror/Rama: 36 qendra shëndetësore me staf të specializuar në shërbim të qytetarëve!
Kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat......

69.917 aplikime për subvencione në bujqësi - Kush përfiton?/ Nis verifikimi i deklarimeve dhe plotësimi i dosjeve
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për......

Zbulohen dy magazina me veshje të kontrabanduara - Arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Në Rrugën e Arbërit janë zbuluar 2 magazina,......

Rikuperojnë valutat e huaja – Forcohet Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka ndryshuar trajektoren e tij këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të vlerës dhe është blerë sot me 85.5......

BE “godet” kompanitë ushqimore - Delivery Hero dhe Glovo gjobiten me 329 mln euro për shkelje të ligjeve
Kompania gjermane e ushqimit online Delivery Hero dhe njësia e saj spanjolle Glovo u gjobitën me 329 milionë euro (376 milionë dollarë) për pjesëmarrje në......

Forcat e Armatosura shtojnë njësinë e re, quhet Komanda Kibernetike
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura. Nëpërmjet......

Sezoni veror - Kumbaro dhe Mazniku japin porositë për institucionet dhe bashkitë, fokus pastërtia dhe menaxhimi i bregdetit
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhanë mesazhe të rëndësishme për sezonin veror, në kuadër......