Shqipëria Postuar më 28 Maj 2026, 14:02

Matura Shtetërore, nxënësit përgatiten në kurse private/ Nikolla: Maturantët kanë mangësi të theksuara

Nga Fabjona Pasho

Matura Shtetërore, nxënësit përgatiten në kurse

Teksa na ndajnë vetëm disa ditë nga nisja e provimeve të maturës shtetërore, nxënësit I fillojnë përgatitjet shumë më herët. Një nga praktikat më të zakonshme që ata ndjekin për të pasur rezultatet qe synuara janë edhe kurset private, për të cilat ka një interes tepër të lartë. Shumë nxënës I drejtohen qendrave të kurseve për rezultat maksimal, e ka të tjerë që synojnë vetëm të kalojnë.

Fatjon Nikolla, menaxher,  në qendër kursesh shprehet se shpesh herë maturantët kanë boshllëqe të theksuara në disa lëndë, të cilat kërkojnë ti sheshojnë gjatë fazës parapërgatitore.

Megjithatë, edhe këto kurse kanë kosto të larta për familjet, pasi shpesh nxënësit  ndjekin edhe disa kurse paralelisht, ndërsa mësimi mund të bëhet individual ose në grupe, në varësi të dëshirës, përgatitjes dhe buxhetit të planifikuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat