Matës inteligjentë për energjinë elektrike - OSSH hap tenderin 55 mln lekë, instalim në 67 nënstacione
Me një fond limit prej gati 55 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për furnizimin dhe instalimin e matësve inteligjentë në 67 nënstacione elektrike, në kuadër të një projekti për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të matjes së energjisë elektrike në vend. Projekti synon zëvendësimin e matësve ekzistues, të cilët janë të vjetëruar dhe nuk sigurojnë më saktësinë dhe besueshmërinë e nevojshme për funksionimin optimal të rrjetit.
Matësit e rinj do të jenë të pajisur me teknologji të avancuar që mundëson leximin dhe regjistrimin në kohë reale të të dhënave për çdo fider në nënstacione. Të dhënat do të transmetohen automatikisht në sistemin e Menaxhimit të Matjes së Avancuar (AMI) të OSSH-së, duke përmirësuar ndjeshëm monitorimin, kontrollin dhe eficiencën operacionale të rrjetit.
Përveç furnizimit dhe montimit, kontrata përfshin gjithashtu testimin dhe vënien në punë të pajisjeve, të cilat duhet të plotësojnë standardet evropiane të sigurisë, cilësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, duke pasur markimin CE si dëshmi të përputhshmërisë.
Pajisjet e reja pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në rastet e defekteve apo dëmtimeve të pajisjeve ekzistuese, duke lehtësuar zëvendësimin e tyre dhe duke reduktuar ndjeshëm kohën e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike për abonentët e prekur.
Sipas OSSH, furnizimi do të realizohet me teknologjinë më të fundit nga fabrikat prodhuese, duke garantuar efikasitet të lartë dhe jetëgjatësi të pajisjeve. Ky investim vjen si pjesë e përpjekjeve për modernizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve.

Menaxhimi i mbetjeve spitalore - Kërkesa të reja për ata që i gjenerojnë, gjoba e heqje licence në rast shkeljesh
Ministria e Mjedisit dhe Shëndetësisë kanë nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të krijojë një kuadër të qartë dhe të zbatueshëm për......

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? - Furnizim i Forcave të Armatosura nga KAYO. Marrëveshje edhe me shtete të tjera
Qeveria ka vendosur të bëjë disa ndryshime në lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve ose mjeteve ushtarake, si dhe për blerjen e armëve, municioneve......

Kufiri i pataksueshëm/ Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara!
Dogana shqiptare njofton se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në......

Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike/ Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet!
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ku u dekorua me......

Prezantohet Raporti i Vlerësimit të Performancës lidhur me Llogaridhënien për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) për Shqipërinë
Ministria e Financave, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, prezantuan Raportin e Vlerësimit të Performancës lidhur......

Rinasi, mbi 1 mln pasagjerë vetëm në qershor - Shtohen lidhjet ajrore me Francën, Spanjën dhe Qipron
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm gjatë muajit qershor......

Kosova, në “krah” të Shqipërisë/ Regjistrojmë rritjen më të madhe të eksporteve në gjashtë muajt e parë të vitit
Në Qershor të këtij viti, eksportet shqiptare kanë vijuar trendin pozitiv, duke arritur në 35 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9% krahasuar me qershorin e......

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje? - Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë
Përgjatë 4 muajve të parë të 2025 janë shpenzuar 8.2 miliardë lekë për mbrojtjen nga 52.7 miliardë lekë që planifikohen për t'u shpenzuar në total deri në......