Mashtroi qindra qytetarë me llogaritë bankare - Operacioni policor kundër krimit kibernetik. Arrestohet 23-vjeçari nga Franca
Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para’ nga llogaria. Policia e Shtetit kapi në flagrancë në një bankomat në Tiranë, një 23-vjeçar nga Franca me inicialet A.S., i cili po tërhiqte para’ nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut.
Sipas njoftimit për mediat, 23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
Ky shtetas përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare. Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë. Ndërkohë, po vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguron qytetarët se ka të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për të gjurmuar, identifikuar dhe arrestuar ata që keqpërdorin hapësirat e rrjeteve sociale në dëm të qytetarëve dhe apelon sërish për më shumë vigjilencë nga qytetarët ndaj çdo aplikacioni të panjohur që iu ofrohet në rrjetet e tyre sociale dhe t’i denoncojnë menjëherë në Policinë e Shtetit.
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Taksa mbi pronat, ndërtesat zënë 75.6% - Çfarë do ndryshon nga 1 Janari 2026 dhe a do të ketë përjashtime?
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme ndër vite, dhe ndikim në këtë ka pasur edhe rritja e çmimeve të referencës në......

KAYO firmos marrëveshjen me kompaninë izraelite - Më 8 maj, testi i uljes së avionit në pistën e Aeroportit të Vlorës
Këtë të diel në qytetin bregdetar të Vlorës është firmosur marrëveshja mes kompanisë ushtarake shtetërore të Shqipërisë, KAYO, dhe kompanisë izraelite......

''Më datë 8 maj fluturimi i parë nga Vlora'' - Balluku: Do jetë testi i parë i aeroportit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se më datë 8 Maj do të kryhet fluturimi i parë nga......

PD-ASHM, takim me emigrantët shqiptarë në Selanik - Berisha: 2025, viti i Diasporës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Selaniku, ku zhvilloi një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek, tha se në......

''PBB brenda një dekade u rrit 2,5 herë'' - Rama: Akademia e Aviacionit në Vlorë, rajonale
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto sot është 2,5 herë më i lartë në vetëm një dekadë. Sipas tij, për 2030-ën,......

Sejko në mbledhjet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore!
Në datat 21 - 26 prill 2025, në Uashington, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB). Në......

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror
IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i......