Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2025, 10:04

Mashtrim kompjuterik në bursa – Policia sekuestron 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro!

Nga SCAN TV

Mashtrim kompjuterik në bursa – Policia sekuestron 4 pasuri të

Policia e Shtetit informon se në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit janë sekuestruar 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa.

Sipas njoftimit më konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 apartament, 2 vend parkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa ndwrsa materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat