Masa të reja për ndërtimet, listë e zezë për shkelësit e ligjit/ Rama paralajmëron arkitektët: Do mbani përgjegjësi për devijimet
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e cila u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku po zhvillohet prezantimi i një start up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal në problematikat me të cilat përballet sot realiteti, ku mes të cilave përmendi besueshmërinë në zbatueshmërinë e plotë të projekteve, ashtu siç e ka parashikuar arkitekti.
“Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur një interes të shtuar që tani ka nisur të shtrihet edhe në fushën e investitorëve. Nuk është më një interes i investitorëve. Nga ana tjetër është besueshmëria e vetë projektit për t’u realizuar ashtu siç arkitekti e ka paraparë, jo që të merret leja me projektin dhe ne fund të përfundojë që as arkitekti nuk e njeh. Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë. Si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë,”- deklaroi Rama.
Midis tjerave, kryeministri Rama tha se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.
“Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek klerinku dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje. Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë, kjo gjë do t’iu vlejë dhe juve në ndjekjen e punës dhe praktikën tuaj. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit,”- u shpreh kryeministri.

Rreth 12 mijë hektarë pyje bëhen shkrumb/ EFFIS: Numërohen 47 vatra zjarri që nga fillimi i vitit e deri më tani
Që nga fillimi i vitit e deri më tani rezultojnë të jenë djegur 12,641 hektarë pyje dhe kullota në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Sistemi Evropian i......

Ministri Vengu ndan informacionet mbi zjarret/ Rreth 1 mijë forca nga toka, 4 helikopterë dhe 1 avion nga ajri
Vatrat e zjarrit në Shqipëri vijojnë të jenë aktive ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, publikoi informacionet e fundit, nga aksionet se ku po operohet......

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton
Çmimi i një apartamenti në Shqipëri nuk përcaktohet vetëm nga ndërtimi, cilësia apo arredimi, por më së shumti nga vendndodhja. Të dhënat më të fundit për......

Në cilin qark lindin më shumë meshkuj? Në Shqipëri lindin 107 meshkuj për 100 femra
Shqipëria po përballet prej vitesh me një rënie të ndjeshme të popullsisë, një fenomen që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në raportet statistikore të......

Qiratë në qendrat e qyteteve evropiane/ Si kanë ndryshuar çmimet që nga viti 2020?
Çmimet marramendëse të qirave në qendrat e qyteteve në të gjithë Evropën vazhdojnë të rriten, me vetëm pesë qytete evropiane që kanë qira mesatare nën 2,000......

576 mln lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë/ ARRSH hap tenderin, synohet lehtësimi i trafikut
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë......

Samsung bashkëpunon me Tesla-n/ Marrëveshje prej 16.5 miliardë dollarësh për furnizimin me çipe
CEO i Tesla-s, Elon Musk, tha se kompania ka nënshkruar një marrëveshje furnizimi me çipe prej 16.5 miliardë dollarësh me Samsung Electronics. Ky partneritet......

BE ofron automjete të blinduara për Shqipërinë/ Rreth 15 mln euro për të mbështetur Forcat e Armatosura
Bashkimi Evropian do t'i ofrojë 15 milionë euro Shqipërisë, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura. Kjo ndihmë......