Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2025, 11:57

Masa më të ashpra për tregun e punës - Kodi i ri Penal/  Punësimi i paligjshëm dënohet me burg

Nga Elisabeta Dosku

Masa më të ashpra për tregun e punës - Kodi i ri

Tregu i punës në Shqipëri do të jetë edhe në shënjestër të masave penale, të parashikuara në kodin e ri të hedhur për konsultim publik.

Referuar nenit 660, për punësimin e paligjshëm, “Vendosja, nëpërmjet mashtrimit ose abuzimit me një situatë nevoje e punonjësve në shërbim të punëdhënësit, në kushte pune ose sigurimesh shoqërore që dëmtojnë, shtypin ose kufizojnë të drejtat e njohura me ligj, nga kontratat kolektive ose nga kontratat individuale, vendosja e kushteve të paligjshme për punëtorët nëpërmjet punësimit të tyre sipas përcaktimeve që nuk kanë lidhje me kontratën e punës, ose i mbajnë ato në kundërshtim me parashikimet ligjore ose me urdhërimet administrative të lëshuara më parë për shkelje të tilla ose punësimi njëkohësisht i një numri të madh punonjësish pa njoftuar regjistrimin e tyre në organet kompetente shtetërore ose, sipas rastit, pa marrë autorizimin përkatës të punës, me kusht që numri i punëtorëve të prekur të jetë të paktën:  25%, në kompani me shumë se 100 punëtorë’  50%, në kompani me më shumë se 10 punëtorë dhe jo më shumë 100, ose të gjithë, në shoqëri me më shumë se 5 dhe jo më shumë se 10 punëtorë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 30 ditë.

Kryerja e veprimeve të mësipërme me dhunë ose kanosje, dënohet me burgim deri në 3 vjet.

Vepra penale punësimi i të huajve pa leje pune ka kriminalizuar punësimin në mënyrë të përsëritur të shtetasve të huaj që nuk kanë leje pune, ose punësimin e një të mituri të cilit i mungon leja e punës si dhe punësimin e të huajit në shkelje të të drejtave të punëmarrësit. Dënimi për këtë vepër parashikohet në 4 vite burg.

Po ashtu vepra penale “Rekrutimi me dredhi i krahut të punës” bën të ndëshkueshme penalisht rekrutimin e personave ose shtytjen e personave me qëllim që ata të vendosin për t’u larguar nga puna e tyre duke iu ofruar me mashtrim, dredhi ose në të rremë, punësim ose kushte pune që nuk i mundësojnë në të vërtetë. Dënimi për këtë vepër është deri në 45 ditë burg.

Ndërsa neni 664 citon se “Kushdo që nxit ose jep ndihmë për emigrimin e një personi në një vend tjetër duke simuluar një kontratë ose leje qëndrimi të rreme të një shteti të huaj, ose duke përdorur një mashtrim tjetër të ngjashëm, që krijojnë bindjen për të ndjekur orientimin për emigrim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 4 vjet.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat