“Marrja e një kredie, proces burokratik” - Bizneset: Bujqësia dhe ndërtimi, më të “diskriminuarit” nga bankat
Bizneset në sektorin e bujqësisë, ndërtimit dhe industrisë përpunuese shprehen se norma e refuzimit të kërkesave të tyre për kredi nga bankat është shumë e lartë. Në një anketim të realizuar nga Këshilli i Investimeve me bizneset dhe bankat, rezulton se ka një mospërputhje midis sektorëve që perceptojnë një nevojë më të madhe për burime financiare dhe sektorëve që institucionet financiare janë më të gatshme për të mbështetur.
Të dhënat nga pyetësori tregojnë se bujqësia, ndërtimi dhe industria përpunuese perceptojnë një nevojë më të madhe për burime financiare. Ndërkohë që 9 banka kanë raportuar se janë më të prirura për të financuar sektorët e turizmit, energjisë dhe shërbimeve.
Sipas bankave, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë fokusi kryesor i aktiviteteve të tyre dhe tregojnë një rritje të kreditimit të këtij sektori gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria renditet ende e fundit në rajon për kreditimin nga bankat për bizneset dhe për numrin e bizneseve që përdorin bankat tregtare si burim financimi.
Bizneset raportojnë se kërkesat për dokumentacion perceptohen si të tepërta dhe vazhdimisht në rritje, procesi është tepër burokratik, me kërkesa të panevojshme, procedura të gjata dhe vonesa të konsiderueshme, të tilla si konfirmimet e lirimit të kolateralit që zgjasin muaj për të përfunduar. Ndër ato biznese që nuk përmbushin këto kërkesa, vetëm 12% i drejtohen për financim institucioneve jobanka. Shumica e kompanive raportojnë se i marrin fondet e nevojshme nga burime alternative jashtë sistemit financiar.
Këshilli i Investimeve rekomandon që bankat të rishikojnë procedurat burokratike dhe dokumentacionin. Reduktimi i barrierave burokratike, thjeshtimi i dokumentacionit dhe sigurimi që proceset i trajtojnë klientët me dinjitet dhe respekt, duke i njohur ata si partnerë.
Sondazh

Ujësjellësit, monitorim 24 orë me kamera - Balluku: Rritje e sigurisë së ujit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bëri të ditur se objektet e ujësjellësave do të pajisen me kamera,......

Sa para mblodhi KPP në 10 muaj? - Në buxhet u arkëtuan rreth 44.4 mln lekë nga tenderat
Referuar të dhënave të buletinit tw prokurimeve, në periudhën 10 mujore Janar- Tetor 2024, Komisioni i Prokurimeve Publike, ka regjistruar 961 ankesa nga......

Rruga Shëngjin – Velipojë, hapet së shpejti - Zhvillim turizmit, lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha në veri
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë cilësuar......

Gjermania heq tarifën e gazit për blerësit e huaj - Ligji ndihmon shtetet fqinje në uljen e kostove dhe diversifikimin e furnizimeve
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi të premten një ndryshim në ligjin për energjinë nga 1 janari 2025, duke eleminuar një tarifë të ruajtjes së......

Drejtoresha e AMF: Tregjet në mbikëqyrje me rritje në 2024, vitin e ardhshëm synojmë avancim me digjitalizimin
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Mimoza Kaçi zhvilloi takimin përmbyllës të vitit me përfaqësues të......

Trump kërcënon me tarifa tregtare nëse Europa nuk blen më shumë naftë dhe gaz nga SHBA!
Zyrtarët e BE-së hodhën poshtë sot kërcënimin e fundit tarifor të Donald Trump, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA paralajmëroi për pasoja të rënda nëse......

Uljet e normave të interesit të BQE në 2025: Sa poshtë mund të shkojnë?
Banka Qendrore Europiane (BQE) është kthyer në qendër të vëmendjes së lehtësimit monetar, me tregjet dhe ekonomistët që spekulojnë se sa larg mund të shkojë......

Skema Kombëtare, 1.6 miliard lekë shtesë për fermerët
Gjatë rishikimit të tretë për buxhetin e 2024-ës, bërë në një mbledhje të posaçme mbrëmjen e së enjtes, janë akorduar 1.4 miliardë lekë shtesë për fermerët,......