Marrëveshje me BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen - Kallas: Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme
Shqipëria dhe Bashkimi Europian kanë nëshkruar këtë të mërkurë marrëveshjen e partneritetit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Dokumenti i Partneritetit me BE, u nënshkrua mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në praninë e Kryeministrit Edi Rama.
"Ne tashmë i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë drejtpërdrejt dhe të dyja palët tona dëshirojmë të bëjmë më shumë, kështu që kjo marrëveshje tregon se ne do të bëjmë më shumë së bashku. Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Tregon që Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Na lejon gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, si në Europë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor."
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama, e cilësoi mjaftë të rëndësishme këtë marrëveshje pasi është shenjë e një lidhje të pandashme ndërsa ne duhet të bëjmë më të mirën çdo ditë e më shumë.
"Është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne, sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Europian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grupkapitujsh. Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t'ju uruar për këtë emërim dhe t'ju themi se ndihemi të privilegjuar sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë. Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë."
Shqipëria më 17 dhjetor, çeli negociatat edhe për kapitujt e radhës, të cilët përfshijnë Marrëdhëniet me Jashtë, Politikën e Jashtme, të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Sondazh

Planet për të “shpëtuar” Gjermaninë - Partitë kryesore prezantojnë propozimet e tyre për të nxitur ekonominë
Partitë kryesore politike të Gjermanisë prezantuan planet e tyre konkurruese për nxjerrjen e ekonomisë më të madhe të Evropës nga kjo situatë, ndërsa fushata......

Rekordi i ndërtimit, 5-fishohen të ardhurat nga taksat lokale - Bashkitë fitojnë 80 milionë euro shtesë gjatë këtij viti, tejkalohet plani
Në 10 muaj pushteti vendor ka mbledhur 27.4 miliardë lekë apo 278 milionë euro vetëm nga taksat lokale, përjashtuar këtu taksën mbi pronën. Të dhënat e......

Fluturimet dhe oferta festive për fundvitin - Cilat janë destinacionet kryesore dhe më të shtrenjta?
Me afrimin e festave të fundvitit, të shumtë janë shqiptarët preferojnë të kalojnë pushimet me të afërmit e tyre jashtë vendit, ose në destinacione turistike......

Rreth 3,500 shqiptarë urdhëruan të linin BE-në/ Eurostat: Renditemi ndër vendet e para me kthimet më të larta
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 3,500 shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa rreth 2 mijë persona......

10 mld euro për të rivalizuar Starlink - BE, programi i ri hapësinor synon të shtojë sigurinë kibernetike
Bashkimi Evropian ka prezantuar një program ambicioz hapësinor prej 10 miliardë eurosh me një konstelacion prej 290 satelitësh për të rivalizuar Starlink-un......

Bruksel, nënshkruhet Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian
U nënshkrua sot në Bruksel, Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e......

132 mld lekë tituj qeveritarë në janar-mars 2025 - Gati 8.3% më pak se vitin e kaluar. Bonot e thesarit 12-mujore, më të shpeshtat
Në tremujorin e parë të 2025 pritet të emetohen gjithsej rreth 132 miliardë lekë bono thesari dhe obligacione. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave......

Gara për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit - Balluku: Projekt, 370 mln euro. Gonzato: Do kontribuojë edhe për zhvillimin e turizmit
Tenderi është hapur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që Balluku ndau detajet e projektit, që do të lidhë me hekurudhë Shqipërinë me......