Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2025, 11:19

Marrëveshja Shqipëri-Izrael, ja armët që do të blihen, 3 kontrata për helikopterë, mortaja dhe sisteme të vetëkomanduara

Nga Ernilda Luzi

Marrëveshja Shqipëri-Izrael, ja armët që do të blihen,

Është publikuar në Fletoren Zyrtare, marrëveshje e bashkëpunimit Shqipëri-Izrael për kapacitetet mbrojtëse. Sipas saj pala jonë synon forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak për ta bërë kapacitetin mbrojtës shqiptar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Bashkëpuni strategjik me Izraelin është materializuar fillimisht në tre kontrata me të cilat parashikohet të blihet armatim izraelit i cili gjithashtu do të montohet nga vetë izraelitët.

Në marrëveshjen e parë e emërtuar ATMOS, ndryshe Sistem   i   armatimit   të   vetëkomanduar  të montuar  në  automjet do të blihen topa obuz  lëvizës 155 milimetër, me kalibër 52. Në marrëveshjen e dytë të quajtur SPEAR – do të blihen sisteme  mortaje 120 milimetër të  montuar dhe në marrëveshjen e tretë të njohur si Sistemi “Kuadkopter” që janë një lloj helikopterësh parashikohet që produktet  dhe  sistemet e kuadkopterëve të montohen duke përjashtuar vetëm 10 platformat e para.

Kjo marrëveshje është në zbatim të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më 26 qershor 2023 në Tel Aviv, duke shënuar fillimin e një partneriteti të ri strategjik në fushën e mbrojtjes. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë angazhohet të integrojë dhe zhvillojë në vend kapacitete të reja mbrojtëse, me mbështetjen teknike dhe monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Për zbatimin e marrëveshjes parashikohet të krijohet një Komitet Monitorimi dypalësh që vlerëson periodikisht ecurinë e saj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat