Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 18:22

Marrëveshja për energjinë, Balluku: Dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë Italiane

Nga SCAN TV

Marrëveshja për energjinë, Balluku: Dëshmi e

Marrëveshja për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë në Shqipërinë e Veriut është dëshmi e e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë Italiane. Kështu shkruan zv. Kryeministrja njëkohësisht ministre e energjisë, Belinda Balluku në rrjetet e saj sociale. Në postimin e zonjës Balluku në FB shkruhet:   

“Marrëveshja për “Përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019” është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme me Qeverinë #Italiane dhe një tjetër hap i rëndësishëm drejt forcimit të infrastrukturës sonë energjetike.

Kjo ndërhyrje do të garantojë furnizim më cilësor me energji për komunitetet që u prekën më shumë nga tërmeti, duke sjellë zhvillim, siguri dhe qëndrueshmëri.

Faleminderit Italisë për mbështetjen dhe solidaritetin që nuk mungon kurrë!”

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat