Marrëveshja 15 milion euro, internet falas në 73 hapësira publike në 61 bashkitë e vendit
Hapësirat publike në 61 bashkitë e vendin do të kenë internet falas për qytetarët. Në kuadër të Agjendës së Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, u nënshkrua kontrata e zbaimit të nismës WiFi4WB, pas një procesi paraprak ku bashkitë e vendi u ftuan për të aplikuar. Në total do të jenë 73 pika ku do të ofrohet ky shërbim, pasi në 12 prej qyeteve do të ketë nga 2 hapësira të përzgjedhura.
“Plani i Rritjes po jep rezultate. Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë dhe aksesin. Ka të bëjë me fuqizimin e komuniteteve, me rritjen e mundësive dhe integrimin e rajonit në Tregun Unik Digjital të BE-së”, - tha Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri.
Marrëveshja u përshëndet edhe nga përfaqësues të qeverisë shqiptare, të cilën e cilësuan këtë shërbim si tejet të rëndësishëm për qytetarët. “Kjo u jep bashkive dhe komuniteteve tona mundësinë për të ofruar qasje falas dhe me cilësi të lartë në internet në hapësirat publike: sheshe, parqe, biblioteka, shkolla. Nuk është vetëm një investim në modernizimin e shërbimeve publike, por edhe në barazinë digjitale, duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë, bizneset e vogla dhe qytetarët që duan të jenë pjesëmarrës aktivë në ekonominë digjitale”, - tha Ervin Demo, ministër Shteti për Qeverisjen Vendore.
“Lidhshmëria digjitale dhe ËiFi falas do t’i fuqizojnë përdoruesit që të përfitojnë më shumë nga transformimi digjital, të kenë qasje dhe të përdorin lirisht shërbimet në rrjet”, - u shpreh Enkelejda Muçaj, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nisma WiFi4WB në Shqipëri financohet nga Bashkimi Evropian me 15 milionë euro dhe është bashkëthemeluar nga qeveria gjermane me 1.5 milionë euro, në kuadër të projektit EU4Digital të zbatuar nga GIZ.

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima: Krijon shumë lehtësi
Mundësia e krijuar për të paguar energjinë elektrike me kartë bankare në pikat e OSHEE, është mirëpritur nga klientët. Drejtori i shitjeve dhe arkëtimeve......

Pesha e bukës në industri - Hoxha: Shporta e produkteve të konsumuara, e varfër
Industria në vendin tonë, edhe gjatë vitit 2024 ka mbetur modeste. Nga Anketa e Produkteve Industriale, publikuar nga INSTAT, rezulton se rritjen më të madhe......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon, gjenerimi ndahet njësoj mes KESH dhe privatëve
Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë elektrike për periudhën janar – gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Enti......

Kryebashkiaku i New York, në Shqipëri - Rama: Rol kyç në nxitjen e diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në ambientet e Këshillit të Ministrave, kryetari e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Gjatë takimit, ndër të tjera......

Tirana mban 67% të të gjitha kredive në vend - BSH: Kryeqyteti kryeson, por Elbasani shënon rritjen më të lartë në tremujor
Pavarësisht se Tirana mban gjithmonë rekord për sa i përket kredisë dhe kjo për shkak se në kryeqytet është përqendruar shumica e popullsisë, qarku i......

Linjë e re ujësjellësi në Radhimë dhe Akërni - Synohet të përballohet kërkesa e lartë gjatë sezonit turistik
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka shpallur hapjen e dy tenderave, për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonën e Radhimës dhe......

Rriten kontrollet për produktet organike të importit - Vendimet/ Si do të verifikohen ngarkesat në pikat e kalimit kufitar?
Qeveria ka fuqizuar kontrollet në doganë sa i takon ngarkesave më produkte organike të importuara nga jashtë. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton......

Sigurimi nga tërmetet, kompanitë propozime për draftin - Hajdarmataj: Të rishikohet skema. Të përfshihen edhe fatkeqësitë e tjera natyrore!
Projektligji për sigurimin e detyrueshëm për tërmetet duhet të rishikohet sërish. Në këtë konkluzion ka dalë Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, e cila ka......