Maroku dhe Shqipëria rilançojnë dhe thellojnë bashkëpunimin - Shumë shpejt procedurat pë heqjen e vizave afatshkurtra
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nisur një vizitë zyrtare në Marok, ku u prit nga homologu i tij, Nasser Bourita. Ky takim, i cili shënoi 63-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, konfirmoi vullnetin e përbashkët për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe, duke përfshirë politikën, ekonominë dhe kulturën.
Gjatë diskutimeve, dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Marokut dhe riafirmuan angazhimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor. Shqipëria vlerësoi reformat e thella që Maroku ka ndërmarrë nën udhëheqjen e Mbretit Mohammed VI, si dhe përpjekjet për zhvillim politik, ekonomik dhe shoqëror, veçanërisht në kuadër të Modelit të Ri të Zhvillimit të Marokut.
Ministri Bourita njohu kontributin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe vlerësoi përpjekjet e saj për të promovuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai nënvizoi përparimin e avancuar të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe rikonfirmoi mbështetjen për aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe reformat gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në këtë drejtim.
Gjatë takimit u nënshkrua Deklarata e Përbashkët, e cila riafirmoi rolin e Marokut si një pol stabiliteti dhe zhvillimi në Afrikë. Deklarata vuri gjithashtu në dukje rëndësinë strategjike të Saharasë Perëndimore dhe rajonit të Sahelit, duke theksuar nevojën për paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik si faktorë kyç për stabilitetin rajonal dhe global.
Në këtë kontekst, Shqipëria njohu rëndësinë e çështjes së Saharasë Perëndimore për Marokun dhe vlerësoi përpjekjet serioze dhe të besueshme të Marokut brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Shqipëria e konsideron iniciativën e autonomisë të propozuar nga Maroku në vitin 2007 si një bazë serioze dhe të besueshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje rajonale.
Ministrat gjithashtu ranë dakord për hapa konkretë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe sektorial, përmes promovimit të marrëveshjeve në energjinë e rinovueshme, turizmin dhe sigurinë ushqimore.
Në këtë kuadër, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) midis akademive diplomatike të të dy vendeve, për të forcuar bashkëpunimin në trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të diplomatëve të ardhshëm. Një tjetër arritje e rëndësishme ishte vendimi për organizimin e një Forumi të Biznesit deri në fund të vitit në Tiranë, duke krijuar mundësi për investime të reja.
Në një hap të rëndësishëm për lehtësimin e lëvizshmërisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit, Maroku njoftoi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë për qëndrime afatshkurtra. Ky vendim do të lehtësojë kontaktet mes qytetarëve dhe do të përmirësojë lidhjet ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu, Ministri i Jashtëm i Marokut konfirmoi se do të vizitojë Tiranën përpara fundit të vitit, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Kjo deklaratë shërben si një bazë për një udhërrëfyes që do të udhëheqë bashkëpunimin tonë të ardhshëm,” përfunduan ministrat, duke shprehur besimin se kjo dinamikë e re do të sjellë përfitime të prekshme për të dyja vendet.
Sondazh

Rama, nga Athina: Kemi treg pune konkurrues me Greqinë
Kryeministri, Edi Rama ishte në Athinë ku mori pjesë, së bashku me disa prej anëtarëve të kabinetit, në Panairin e Punës. Në fjalën e mbajtur me këtë rast,......

Rama, në Panairin e Punës në Athinë: Në Shqipëri do të gjeni mundësi më të mira
Sot në Athinë po zhvillohet Panairi i Punës, me moton "Puno dhe jeto aty ku ke zemrën". Fillimisht, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga anëtarë të......

“Ukraina ka nevojë për garanci sigurie” - Zelensky përsërit kërkesat pas tensioneve me Trump
Pas përplasjes në Zyrën Ovale midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ky i fundit ka përsëritur......

Ish-komanda e Gardës kthehet në Muze ' Rama: Do të jetë vlerë e shtuar për Tiranën. Hapet përpara verës
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga nënkryetaria e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan punimet në goditën e ish-Komandës së Gardës së......

BE, 100 mld euro për dekarbonizimin e industrisë - Plani përfshin reduktimin e faturave të energjisë për familjet dhe firmat
Komisioni Evropian do të vendosë në dispozicion 100 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e pastër të BE-së, si pjesë e Marrëveshjes së Pastër......

Tirana “udhëheq” ndërtimin - Në vitin 2024, vlera e përafërt e lejeve në kryeqytet u vlerësua në rreth 690 mln euro
Të dhënat më të fundit tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim në Shqipëri kanë arritur vlerën e 106.4 miliard lekëve në total në vitin 2024, ose 1 miliard......

Papunësia në Gjermani rritet më pak se parashikimet - Por, numri i të papunëve rrezikon të shtohet për shkak të ekonomisë së dobët
Numri i njerëzve të papunë në Gjermani u rrit në shkurt me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej, treguan të dhënat. Por zyra federale e punës paralajmëroi......

Kroacia ka vajin e ullirit më të shtrenjtë në BE - Çmimi arriti 136% mbi mesataren evropiane në dhjetor
Vaji i ullirit i Kroacisë është më i shtrenjti në Bashkimin Evropian, me një diferencë mjaft të madhe nga ndjekësit. Sipas të dhënave nga Komisioni......