Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë - 53-vjeçari i lindur në Zaire nis punën në Shqipëri
Marco Alberti është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, duke zëvendësuar Fabrizio Bucci, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundoi pak ditë më parë.
I lindur në qytetin Bukavu të Zairesë, në vitin 1972, 53-vjeçari është diplomuar për drejtësi në universitetin e Bolognas.
Më datë 29 dhjetor 2000, në vijim të konkursit, ndërmerr karrierën diplomatike dhe emërohet Sekretar Legate në provë. Në vijim Marco Alberti ka kryer disa detyra deri në emërimin ambasador i Italisë në Kazakistan, më 1 shtator 2021.
Ndërkohë, nga 20 janari I vitit që sapo ka nisur Alberti do të shërbejë për një mandat 5-vjeçar si kryediplomati i Italisë në Shqipëri.
Njoftimi për emërimin e tij është dhënë në rrjetet sociale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë.
“Të shndërrojmë një partneritet strategjik në projekte dhe projektet në rezultate. Pasioni dhe vendosmëria për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse mes dy popujve miq, duke mbështetur me gjithë zemër anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftimin e ministrisë italiane të Punëve të Jashtme.
Sondazh

DIVA, dyfishohen individët që duhet të deklarojnë - Si plotësohet deklarata e të ardhurave dhe cilat kategori e kanë detyrim
Këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen......

Kursi këmbimit/ Forcohen Dollari, Euro dhe Franga!
Dollari amerikan blihet sot me n94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke shënuar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Britania, me rritjen më të shpejtë në Evropë - FMN: Renditet e treta mes vendeve të G7, pas SHBA-së dhe Kanadasë
Britania do të ketë rritjen më të shpejtë midis ekonomive kryesore evropiane këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN e rriti parashikimin për......

Modernizim i prodhimit të naftës - Albpetrol, tender 78.8 milionë për sistemin inteligjent
Shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri “Albpetrol” Sh.A ka shpallur hapjen e tenderit, për implementimin e Smart Solution në infrastrukturën naftënxjerrëse......

Nga kostot e energjisë te "lufta" ndaj emigrantëve, momentet kyç të fjalimit të Trump pas betimit
Presidenti amerikan Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si president i 47 i SHBA-ve. Pas betimit, Trump bëri disa premtime përpara të pranishmëve. “Epoka......

Balluku inspekton punimet në superstradën Tiranë-Durrës: Kemi avancuar me ritme të shpejta
Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës së parë. Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që......

Britania planifikon rritje të çmimit për lejen e udhëtimit ETA vetëm disa ditë pas nisjes: Sa kushton dhe si të aplikoni?!
Vizita në Mbretërinë e Bashkuar është gati të bëhet më e shtrenjtë, pasi lëshimi i lejes së re të udhëtimit të vendit po fillon. Vizitorët nga Europa nuk......

"Epoka e artë fillon tani"-Donald Trump betohet si president i 47-të i SHBA
Donald Trump betohet si presidenti i SHBA-se. Ceremonia mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin......