“Mandarinat me pesticide janë groposur” - Gjeçi: Kemi denoncuar mosndjekjen e procedurës
Tre persona janë arrestuar në Berat, pasi sipas Prokurorisë së këtij qyteti dyshohet se kanë shitur në tregun shqiptar 10 ton mandarina me pesticide që ishin kthyer më herët nga Kroacia. Por në një Intervistë për SCAN TV, Drejtorja e Kabinetit të Ministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi, bën me dije se mandarinat e kthyera nga Kroacia nuk janë hedhur për konsum në treg, por janë groposur. Sipas saj rasti është denoncuar nga vetë institucionet e varësisë së Ministrisë së Bujqësisë.
“Në datën 10 dhjetor ka qenë qenë një sasi mandarinash klementine e cila është bllokuar nga autoritetet kroate, ka pasur destinacion eksportin. Dhe dyshohet për mbetje të dy produkteve që nuk janë në listën e aprovuar të Ministrisë së Bujqësisë. Historia nis me denoncimin që kanë bërë institucionet tona të varësisë, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, për rastin në fjalë. Dhe këtu kemi të bëjmë me një shkelje të procedurës. Pra nuk kemi të bëjmë me hedhjen e një produkti në treg ashtu sikurse po flitet gjerësisht në media. Ka të bëjë me një shkelje procedure, pasi procedura kërkon që në momentin ngarkesa e cila është e destinuar për eksport, bllokohet, atëherë menjëherë operatori në momentin e mbërritjes, është i detyruar në bazë të legjislacionit në fuqi, të informojë institucionet përgjegjëse, që në rastin në fjalë është AKU, i cili ka procedurën e vet për asgjësimin e kësaj sasie në mënyrë që ne të garantojmë që kjo sasi nuk vete në treg. Kjo procedurë nuk është ndjekur. Operatori e ka kthyer ngarkesën tek fermeri dhe fermeri e ka groposur. Kjo ka rezultuar nga hetimi administrativ që është bërë nga institucionet tona të varësisë. Rasti është denoncuar nga vetë institucionet tona të varësisë për moszbatim të legjislacionit në fuqi. Pra në këtë rast kemi të bëjmë përdorimin e pa lejuar të pesticideve dhe mos ndjekjen e procedurave ligjore.
Ministria e Bujqësisë thotë se përfaqësues të AKU nuk kanë qenë pjesë e groposjes së mandarinave, por është gjurmuar rasti dhe është verifikuar groposja e tyre.
“Nuk ka qenë pjesë e ekipit që është marrë me groposjen dhe kjo është arsyeja pse rasti është çuar për ndjekje penale, sepse procedura e kërkon që Ministria njoftohet dhe ministria është pjesë e ekipit që bën groposjen. Por duke vajtur mbrapsht në zinxhirin e kontrollit pra në gjurmueshmërinë, kjo është gjurmueshmëria që ne themi, unë i vete mbrapsht deri në pikën parësore, deri në pikën e parë, është parë, është deklaruar nga fermeri dhe është parë vendi i groposjes. Kurse për rezultate të mëtejshme, sikurse jeni në dijeni, rasti është nën hetim, kështu që nuk mundemi të japim më shumë inflamacion derisa të përfundojë. Por është e verifikuar me protokoll vend groposja.
Ministria e Bujqësisë bën me dije se është ngritur një task forcë që merret me analizimin e çdo rasti pozitiv qoftë nga importi por edhe produkte vendi. Sipas këtij institucioni, bëhet fjalë vetëm për 4 ngarkesa që kanë rezultuar pozitive nga 923 në total.
Sondazh

Të gjithë kundër çelikut kinez - Tarifat e Trump detyrojnë shumë shtete të marrin masa kundër Pekinit
Industria gjigante e çelikut në Kinë po përballet me presion në rritje mbi eksportet këtë vit, teksa afrohet një valë tjetër tensionesh tregtare nga tarifat......

Garantim integritetit të procesit zgjedhor - Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ, protokoll koordinimi
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi firmosën një Protokoll......

“Forcat e Armatosura kërkojnë 350 marinarë” - Kolonel Nebiaj: Është rritur interesi nga të rinjtë. Ofrohet punësim edhe për IA
Që prej datës 19 shkurt janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Akademia Ushtarake ishte pjesëmarrëse në......

“Paga 2 mijë deri në 3 mijë euro” - Çelet panairi “Work&Study”, mbi 5000 vende të lira pune
Çelet për herë të 16-të panairi “Work & Study” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë panair marrin pjesë 80 biznese dhe mbi 25 universitete, që......

Pol i ri turistik në Sarandë - FSHZH hap tenderin 380 mln lekë, ndërhyrje te “Kodra e Gjashtës”
Zona e quajtur “Kodra e Gjashtës” në Sarandë do të kthehet në pol turistik. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me fond limit rreth 380 mln lekë,......

BERZH parashikon ngadalësim të ekonomisë - Faktorët ndikues janë kërkesa e dobët dhe pasiguria tregtare
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin ekonomik rajonal për vitin 2025 me 0.3 pikë përqindjeje, në krahasim me perspektivën......

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në janar 2025!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi përmes raportit të fundit të publikuar se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025......

Mbi 19 miliardë euro humbje - Bundesbank regjistron rezultatin më të keq në histori
Banka qendrore e Gjermanisë pësoi një humbje rekord prej 19.2 miliardë euro vitin e kaluar, duke shënuar pengesën më të fundit për ekonominë më të madhe të......