Mallra me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim - Cilat janë rregullat e taksimit për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri?

Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi vlerën e lejuar të mallrave që përjashtohen nga taksat doganore.
Doganat sqarojnë se udhëtarët që vijnë nga një shtet tjetër në Shqipëri përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.
Për këto mallra përjashtohen nga taksat doganore nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar.
Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit) për udhëtarët në rrugë tokësore është 300 euro.
Për udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare 430 euro për çdo udhëtar dhe për udhëtarët nën 15 vjeç, 150 euro.
Gjatë hyrjes në territorin shqiptar, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.
Autoritetet doganore kanë të drejtën t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.
Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtarëve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së “Deklarimit të thjeshtuar”.
Informimi bëhet për të parandaluar çdo problematikë me të cilët mund të hasen qytetarët nuk kushtet kur nuk janë të qartë për detyrimet ligjore apo për të parandaluar kalimin e mallrave të pa taksuara për qëllime tregtare.
Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia - Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit
Sa është interesi dhe kësti mujor për një kredi prej 80,000 eurosh, është pyetja që bëjmë zakonisht kur duam të marrim një kredi për shtëpi. Megjithatë,......
Tjetër vonesë për propozimin “Made in Europe” - Divergjenca të forta mes shteteve anëtare të BE
Komisioni Evropian do të shtyjë përsëri prezantimin e planit të bllokut për të riindustrializuar ekonominë evropiane, tha të hënën kabineti i Komisionerit të......
Sa “rëndon” garderoba në buxhetin familjar? Shqiptarët shpenzojnë 445 milionë euro në vit për veshje
Veshjet nuk janë më vetëm një domosdoshmëri sezonale. Ato janë kthyer në një kategori konsumi që reflekton stil jetese, ndikim trendesh dhe fuqinë blerëse të......
Cilat zona kryesojnë kërkesën e banesave me qira në Tiranë? Studimi i Investropa tregon se ku po zhvendosen të rinjtë dhe familjet
Sipas studimit të fundit nga Investropa, dalin në pah disa të dhëna interesante për sa i përket çmimit dhe kërkesës së tregut të qirave në kryeqytet, ku ka......
Fundoset rruga dytësore në Arrat e Gurrës, bllokohet plotësisht qarkullimi në Dragostunjë të Librazhdit!
Autoriteti i Mbrojtjes Kombetare Civile njofton se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë, i cili pritej të hapej për qarkullim......
Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar - DPSHTRR: Çregjistrohen 882 mjete të amortizuara
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë kontrolluar mbi 32.991 mjete në të gjithë territorin......
Stuhia dimërore godet verilindjen e SHBA - Mbyllen shkollat dhe bllokohen udhëtimet
Fëmijët në pjesë të verilindjes së SHBA-së do të qëndrojnë në shtëpi të hënën, pasi një stuhi e fuqishme dimërore detyroi mbylljen e shkollave dhe i shtyu......
OBP dhe AKPA bashkëpunojnë për “prokurimin social”: 63 të punësuar në 9 kompani fituese të tenderave
Marrëveshja mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) po shndërrohet në një model konkret të......


