Maliq, Ministri Salla: Çdo fermer me NIPT do të dëmshpërblehet për dëmet e reshjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me fermerët e Bashkisë Maliq, në përgjigje të kërkesës së tyre për bashkëbisedim lidhur me dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.
Gjatë takimit, Ministri Salla theksoi se procesi i evidentimit të dëmeve vijon në terren, në bashkëpunim me bashkitë, bordet e kullimit dhe Emergjencat Civile. “Sapo të kemi pasqyrën e plotë të dëmeve dhe informacionin nga bashkitë për zonat përkatëse, do të veprojmë menjëherë me vendim qeverie për të mbështetur fermerët. Çdo fermer me NIPT do të dëmshpërblehet,” u shpreh ministri.
Duke folur për infrastrukturën e dëmtuar, Ministri Salla sqaroi se problematikat me argjinaturat janë trajtuar me ndërhyrje të shpejta, ndërsa theksoi se do të shikohet mundësia për investime në të gjitha argjinaturat e dëmtuara.
Ministri Salla informoi fermerët edhe për mbështetjen financiare përmes Skemës Kombëtare. “Ne kemi nisur dëgjesat për Skemën Kombëtare. Bëhet fjalë për një fond prej 52 milionë eurosh në mbështetje të fermerëve, për t’u dhënë mundësi reale përfitimi nga shteti,” theksoi ai.
Sipas ministrit, qeveria ka rritur çdo vit buxhetin për mbështetjen e fermerëve. “Kemi mbështetur 65 mijë fermerë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ky numër është rritur vit pas viti, paralelisht me rritjen e buxhetit. Këtë vit kemi përfshirë edhe mbështetjen prej 10% të faturimit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Me faturat e depozituara periodikisht, fermerët do të përfitojnë automatikisht 10% të vlerës së faturimit,” sqaroi Salla.
Ai nënvizoi se dëgjesat me fermerët janë thelbësore për përshtatjen e politikave me nevojat reale të terrenit dhe me legjislacionin e Bashkimit Europian. “Po i dëgjojmë fermerët, po marrim sugjerimet e tyre për skemën e re dhe po përgatisim sektorin që të jetë gati në vitin 2027, jo vetëm për orientimin e fermerëve, por edhe për mbështetjen e tyre dhe forcimin e sigurisë ushqimore,” tha ministri.
Në përfundim, Ministri Salla garantoi se qeveria ka parashikuar një paketë të posaçme financiare për përballimin e dëmeve nga përmbytjet. “Kemi hartuar një paketë financiare për mbështetjen e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit dhe do të jemi pranë fermerëve në çdo fazë,” përfundoi ai.
Nëndeklarimi i pagave në ndërtim, Tatimet kontrollojnë 9 nga kompanitë më të mëdha imobiliare
Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren,......
Komisioni i Ligjeve miraton Aktin Normativ për Buxhetin 2025 — Prioritet mbështetja sociale dhe rialokimet fiskale
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi para Komisionit të Ligjeve Aktin Normativ Nr.11, i cili sjell disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.115/2024......
Kosova dhe Shqipëria, “ishuj” sigurie në Ballkan - Indeksi: Dy shtetet kryesojnë rajonin për nivelin më të ulët të kërcënimeve strategjike
Shqipëria renditet e 20-ta në botë për sa i përket kërcënimeve që i kanosen nga jashtë. Vendi është përmirësuar me 6 pozicione në krahasim me vitin 2024 që......
Paketë me 12 nisma ligjore për integrimin në BE - Dhuka: Dekriminalizim i shpifjes ndaj gazetarëve. Në 2026 përgatisim 10-16 kapituj
Në kuadër të përmbushjes së kushteve për mbylljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Shqipëria ka përgatitur një paketë prej 12 nismash......
Si ndryshoi tregtia e Shqipërisë me “fqinjët” në një vit? Bilanci në 2025-ën. Serbia na shet më shumë, Kosova blen më pak
Shqipëria ka forcuar shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme si në volum ashtu edhe në vlerë,......
Kryeministri Rama i shkruan presidentit të SHBA, Trump: “Privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë në Bordin e Paqes”
Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” për Gazën. Në krye të......
Bashkëpunim me Italinë në disa fusha - Nga shëndetësia, energjia e mjedisi, te industria e sigurisë dhe mbrojtjes e arsimi
Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për bashkëpunim strategjik në disa fusha, sikurse......
Shqiptarët, të shqetësuar nga rreziqet e internetit/ Në fokus, siguria e fëmijëve. Ndërsa, 6% i friksohen zëvendësimit nga IA
Interneti është shndërruar në një nga mjetet më të domosdoshme të jetës së përditshme, duke lehtësuar komunikimin, punën dhe aksesin në shërbime të ndryshme.......


