Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 10:37

Malazezët preferojnë aeroportin e Tiranës - Rreth 53 mijë shtetas nga vendi fqinj zgjodhën “Nënë Terezën”

Nga Ernilda Luzi

Malazezët preferojnë aeroportin e Tiranës - Rreth 53 mijë

Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aerporti i Tiranës, gjatë vitit të kaluar raporton Dojçe Vele. Sipas agjencive turistike nga Mali i Zi, ato shpesh organizojnë transportin e klientëve të tyre deri në aeroportin "Nënë Tereza” dhe anasjelltas. Shërbimet e aeroportit të Tiranës po i shfrytëzojnë edhe mjaft qytetarë të Malit të Zi që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Ky aeroport është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe rreth këtyre dy destinacioneve duhet rreth tre orë me makinë, ndërkohë që nga Ulqini, Tivati dhe qytete të tjerë udhëtimi zgjat dukshëm më pak. Rruga deri në aeroportin e Tiranës është shkurtuar edhe me ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, ndaj tani nga Mali i Zi në aeroport mud të arrihet edhe për 1 orë e 30 minuta.

Aktualisht Mali i Zi ka dy aeroporte, në Podgoricë dhe në Tivat. Por numri i pamjaftueshëm i fluturimeve, zgjedhja e dobët e destinacioneve dhe biletat e shtrenjta janë arsyet përse qytetarët thonë se zgjedhin aeroportin e Tiranës për fluturime. Sipas Dojçe Vele, nga dy aeroportet në Mal të Zi mund të fluturosh vetëm në disa destinacione, sepse me rritjen e taksës në aeroportin e Podgoricës, kompanitë loë cost Rynair dhe ËizzAir kanë anuluar disa destinacione, ndërkohe që nga Tirana zgjedhja është gjithnjë e më e madhe.

Mali i Zi duhet të rishikojë menjëherë prioritetet e tij, të investojë në lidhjet ajrore dhe të përmirësojë infrastrukturën për të shfrytëzuar potencialet e tij dhe për të mbetur konkurrues në rajon. Kryetari i shoqatës së punëdhënësve të Malit të Zi thotë, se pa një strategji të qartë dhe hapa të vendosur, vendi do të vazhdojë të mbetet pas fqinjëve, me pasoja afatgjata negative për zhvillimin e tij ekonomik. Sipas tij, Mali i Zi po vuan nga një akses ajror i dobët, që ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Ekspertët paralajmërojnë, se përmirësimi i infrastrukturës turistike në Malin e Zi është thelbësor për përparimin e ardhshëm ekonomik të vendit, duke theksuar nevojën për investime të mëdha në kompaninë ajrore kombëtare dhe infrastrukturën e përgjithshme.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje pasi në raport me dje është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat