Shqipëria Postuar më 19 Mars 2026, 14:32

Malaj takim me ekipin e Bankës Botërore - Diskutime mbi bashkëpunimin dypalësh

Nga SCAN TV

Malaj takim me ekipin e Bankës Botërore - Diskutime mbi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim pune me një ekip të Bankës Botërore, i përbërë nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, Menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci,  Menaxherja për Sektorin Financiar dhe Zhvillimin e Sektorit Privat për Europën në BB, Martha Martinez Licetti, si dhe përfaqësues të tjerë të BB.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore, në mënyrë të veçantë mbi mbështetjen financiare të dhënë nga BB në drejtim të politikave zhvillimore të vendit tonë.

Ministri Malaj vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe mbështetjen që ky institucion ndërkombëtar ka dhënë dhe po jep aktualisht për zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi me Bankën Botërore është i harmonizuar me Programin e Qeverisë 2025–2029 dhe synon përshpejtimin e rritjes së qëndrueshme, forcimin e stabilitetit fiskal, krijimin e vendeve të punës më produktive e më të paguara, rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe avancimin e qëndrueshmërisë mjedisore.

Gjatë takimit u vlerësua se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të BE-së dhe për sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat