Malaj: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër financimit të terrorizmit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën e 5-të ndërkombëtare ministrore “No Money for Terror”, e cila u mbajt në Paris, Francë, nën kujdesin e veçantë të Ministrit për Ekonominë, Financat dhe Sovranitetin Industrial, Energjetik e Dixhital të Francës, z.Roland Lescure.
Konferenca u zhvillua në kuadër të Presidencës Franceze të G7 për vitin 2026, ndërsa i pranishëm ishte dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Pjesëmarrja në këtë konferencë përbën një mundësi shumë të mirë për vendin tonë, për të ndarë përvojat dhe për të diskutuar sfidat e reja, në garantimin e një sigurie më të lartë financiare globale.
Gjatë një deklarate pas punimeve të konferencës, Malaj shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë një partnere aktive në përpjekjet globale në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe mbrojtjen e integritetit të sistemeve financiare.
Shqipëria, tha ai, është sot një zë aktiv dhe një partner i besueshëm, ndërsa po merr një sërë masash në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të cilat janë në linjë me qasjen dhe standardet ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, Ministri theksoi se vendi po investon në rritjen e kapaciteteve institucionale, në modernizimin e sistemeve të monitorimit financiar dhe forcimin e analizës së inteligjencës financiare, sikurse po zgjeron ekspertizën profesionale në fusha të reja si kripto-asetet apo dhe financat digjitale.
Nga ana tjetër, vendi po vijon me përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me standardet ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Europian.
Ministri theksoi se, përballë sfidave dhe transformimeve të mëdha që sjell teknologjia, kërkohet më shumë bashkëpunim ndërkombëtar, një partneritet më i fortë dhe investime të vazhdueshme në sisteme më të forta.
Konferenca “No Money for Terror” përbën një forum të nivelit të lartë, të iniciuar nga qeveria franceze që prej vitit 2018 me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të bllokuar plotësisht burimet financiare të grupeve terroriste globalisht. Diskutimet këtë vit u përqendruan në: parandalimin e keqpërdorimit të kriptomonedhave dhe inovacioneve teknologjike, ndërprerjen e lidhjeve financiare midis terrorizmit dhe krimit të organizuar transnacional, si dhe goditjen e strategjive të financimit që bazohen në kontrollin e territoreve.
Në përfundim të konferencës përmes një deklarate të përbashkët, u theksua angazhimi i vendeve anëtare të rrjetit global të FATF-it dhe partnerëve ndërkombëtarë për të forcuar luftën kundër financimit të terrorizmit.
U riafirmua se terrorizmi mbetet një kërcënim global që cenon sigurinë ndërkombëtare dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të garantojë që të mos ketë hapësira të sigurta për financimin e aktiviteteve terroriste, përfshirë edhe çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin.
Pjesëmarrësit ritheksuan zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Shtypjen e Financimit të Terrorizmit dhe rezolutave të OKB-së, si dhe vijimin e zbatimit të “Agjendës së Parisit” të miratuar në vitin 2018.
Hita: Situatë e papranueshme në Sarandë, reflektim për rikthimin e besimit të qytetarëve tek policia
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, me fokus......
Procesi i integrimit europian/ Balla në Berlin: Mjedisi, ndër kapitujt më sfidues
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në......
Ndërtimet pa leje/ Lamallari: Kontrolle intensive në terren, 67 masa administrative në 1 muaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm......
Plan operacional për parandalimin e zjarreve/ Lamallari: Rishikim i gradave dhe trajtimit financiar për zjarrfikësit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se është hartuar një plan operacional masash për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret gjatë sezonit......
Shqipëria dhe Koreja e Jugut drejt forcimit të bashkëpunimit në IA dhe investime
Kryeministri Kim Min-seok u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe diskutoi mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi zyra e Kim,......
Rama në Korenë e Jugut: Bashkëpunim i mëtejshëm me fokus teknologjinë dhe turizmin
Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut së bashku me delegacionin që e shoqëron. Pas takimit me Kryeministrin e......
Shqipëria kryeson Europën për fluturimet komerciale/ Sipas Eurostat, trafiku ajror është rritur ndjeshëm pas pandemisë
Shqipëria vijon të konfirmohet si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit dhe transportit ajror në Europë. Të dhënat e publikuara nga Eurostat......
Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Franga humbet pikë
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar ndjeshëm në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe......


