Malaj: Pullat e reja fiskale me teknologji “Track & Trace”. Më shumë siguri dhe kontroll ndaj falsifikimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria ka miratuar amendime në lidhje me VKM-në nr. 182 për elementët e sigurisë së pullave fiskale, duke sjellë risi që synojnë forcimin e kontrollit fiskal dhe rritjen e sigurisë ushqimore në vend.
Sipas Malajt, pullat e reja fiskale do të kenë elementë të shtuar sigurie, të cilët do ta bëjnë shumë më të vështirë falsifikimin e tyre. Një tjetër risi është vendosja e teknologjisë “Track & Trace”, që do t’u japë autoriteteve tatimore dhe doganore mundësinë të ndjekin produktet e akcizës nga prodhuesi ose importuesi deri tek konsumatori final.
Ministri bëri të ditur se pullat e reja do të pajisen edhe me barkod, përmes të cilit konsumatorët do të mund të marrin informacion mbi origjinën e produktit. Duke skanuar barkodin me telefon, qytetarët do të kenë akses në të dhëna si prodhuesi, importuesi, data e hyrjes së produktit në Shqipëri dhe informacione të tjera të rëndësishme për sigurinë ushqimore.
Malaj theksoi gjithashtu se pullat fiskale prodhohen prej më shumë se një viti nga kompania shtetërore ALBTrace, me një kosto rreth 20% më të ulët krahasuar me koncesionarin e mëparshëm.
Sipas tij, ndryshimet e propozuara janë në përputhje me standardet e Bashkimi Europian dhe synojnë përmirësimin e administrimit fiskal, si edhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në Shqipëri.
Kompensimi për transportin publik - Qeveria miraton vendimin, Karakaçi: 50 lekë/litër rimbursim
Qeveria ka miratuar rimbursimin për transportin publik, që është goditur nga rritja e çmimit të karburantit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i......
IKMT: Dy objekte tek “Durrës Marina” kanë pësuar ulje. Kërkohen përforcime të menjëhershme nga kompania zbatuese!
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve të publikuara në media lidhur me problematika mbi qëndrueshmërinë dhe......
Tiranë-Durrës, 1.3 mld lekë për ndriçimin dhe gjelbërimin - ARRSH hap tenderin për segmentin nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit
Me një fond limit prej rreth 1.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të autostradës......
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Malaj: Mbështetje për SME-të për rritjen e aksesit në financë dhe konkurrueshmërinë e tyre
Në fjalën e tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, pohoi rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për ekonominë e vendit, si përsa i përket......
Marrëveshja e financimit, 250 milionë euro kredi për NVM-të - Garanci sovrane për 70% të kolateralit
U nënshkrua në Tiranë Marrëveshja Kuadër për zbatimin e Programit Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen......
AIDA prezanton mundësitë e reja për investime në forumin ekonomik Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri
Forumi ekonomik “Beyond Borders”, i mbajtur më 12 maj në Shkup, konfirmoi rritjen e interesit të investitorëve nga Maqedonia e Veriut drejt tregut shqiptar, në......
Pronat cilësore në Tiranë po shiten më shpejt/ Apartamentet me lokacion të mirë dhe vazhdojnë të dominojnë shitjet
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po hyn në një fazë gjithnjë e më selektive gjatë vitit 2026. Edhe pse ndërtimet e reja vijojnë të shtohen dhe......
Korça dhe Vlora, prej 10 vitesh më shumë vdekje se lindje/ Thellohet kriza demografike, vetëm Tirana mban gjallë shtesën natyrore
Shqipëria po hyn gjithnjë e më thellë në krizën demografike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2026 vendi regjistroi shtesë......


