Malaj mbledh drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave: “Kontroll më i fortë, por me transparencë dhe korrektësi”

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, ku në fokus kanë qenë objektivat për periudhën në vijim, forcimi i kontrollit fiskal dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Takimet u zhvilluan në prani të drejtuesve të Përgjithshëm të Tatimeve dhe Doganave, me diskutime mbi prioritetet e dy administratave, luftën ndaj evazionit fiskal dhe informalitetit, si dhe përmirësimin e marrëdhënies me tatimpaguesit dhe subjektet ekonomike.
Ministri Malaj theksoi se rritja e kontrollit dhe garantimi i mbledhjes së të ardhurave publike duhet të ecin paralelisht me profesionalizmin, korrektësinë dhe respektin ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Sipas tij, lufta kundër evazionit dhe informalitetit nuk duhet të jetë në kundërshtim me një administratë që vepron në mënyrë të drejtë dhe transparente.
“Administrata duhet të jetë korrekte me ligjin, e sjellshme dhe e drejtë me qytetarët”, u shpreh Malaj, duke nënvizuar se çdo subjekt që kontribuon në ekonominë shqiptare duhet të trajtohet me respekt dhe transparencë.
Gjatë takimeve, ministri iu referua edhe konceptit të “Besës”, duke e cilësuar atë si kontratën politike që Kryeministri Edi Rama dhe qeveria propozojnë për qytetarët.
Sipas Malajt, kjo kontratë synon të rikthejë kapitalin e besimit përmes një shteti më të dëgjueshëm, më transparent dhe më të matshëm në performancën e tij.
Në përfundim, ministri kërkoi që shërbimet më të mira, transparenca dhe korrektësia të vijojnë të jenë në qendër të punës së administratës tatimore dhe doganore.
Qëllimi, sipas Ministrisë së Financave, është ndërtimi i një administrate më efikase dhe më të përgjegjshme, që forcon kontrollin fiskal dhe mbledhjen e të ardhurave, por njëkohësisht qëndron më pranë qytetarëve dhe tatimpaguesve.
Rishikohen fondet e shëndetësisë - 39.3 miliardë lekë për spitalet. QSUT, me buxhetin më të lartë
Qeveria ka ndryshuar ndarjen e fondeve për shërbimin spitalor gjatë vitit 2026. Buxheti arrin në 39.3 miliardë lekë, ndërsa financimin më të madh e merr......
“Real Estate” dhe turizmi, në fokus të bankave/ Bizneset marrin 172.9 miliardë lekë kredi të reja në 7 muaj
Kredia e re për biznesin u rrit ndjeshëm gjatë muajit Korrik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë’, korporatat private jofinanciare morën 24.2 miliardë......
Skemat, shtyhet deri më 11 Shtator afati për fermerët - Kush nuk dorëzon dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve
Fermerët që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për Skemën Kombëtare në Bujqësi 2026, do të kenë afat deri më 11 Shtator 2026 për dorëzimin e......
Më pak nxënës në një grup - Ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara
Në shkollat ku numri i nxënësve është i ulët, mënyra si do të organizohen klasat pritet të ndryshojë nga ky vit shkollor. Ministria e Arsimit ka miratuar......
991 subjekte nën kontroll gjatë korrikut - Inspektoriati i Punës vendos 970 masa administrative
Mbi 990 subjekte janë inspektuar gjatë muajit korrik 2026, në kuadër të kontrolleve për respektimin e legjislacionit të punës. Sipas të dhënave mujore nga......
SHBA dhe Irani rifillojnë sulmet ushtarake - Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më shumë
Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më lart të hënën, pasi SHBA-të sulmuan një ishull iranian në Ngushticën e Hormuzit dhe Teherani u kundërpërgjigj,......
Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur muajin gusht negativisht duke mos arritur të rikuperojë humbjen që pësoi përgjatë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 79.3......
Kostoja e luftës në Iran arrin në 2,400 paund - Analiza për familjet në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit 2027
Familjet në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë pësuar një goditje financiare prej mesatarisht 2,400 paund nga lufta në Iran deri në fund të vitit 2027, tregon......

