Malaj: Kuadri makroekonomik dhe fiskal 2027-2029 konfirmon drejtimin e qartë të zhvillimi të vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se Shqipëria vijon përpara me stabilitet ekonomik dhe financa publike më të forta, ndërsa miratimi i kuadrit makroekonomik dhe fiskal 2027-2029 konfirmon drejtimin e qartë të zhvillimit të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale Malaj theksoi se kuadri i ri parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme, investime të larta publike dhe ulje graduale të borxhit publik.
“Ekonomia shqiptare parashikohet të ruajë ritme të forta rritjeje në vitet në vijim, e mbështetur nga investimet, konsumi i brendshëm, turizmi dhe eksportet e shërbimeve”, tha Malaj.
Njëkohësisht, shtoi Malaj, politika fiskale do të vijojë me përgjegjësi për të garantuar stabilitet, besueshmëri dhe më shumë mundësi zhvillimi për qytetarët dhe bizneset.
“Ky kuadër është një tjetër hap konkret drejt forcimit të ekonomisë shqiptare dhe afrimit të saj me standardet e Bashkimit Evropian”, tha Malaj.
Përgjatë periudhës 2023-2025, ekonomia e Shqipërisë ka përjetuar një rritje të qëndrueshme dhe pozitive ku norma e rritjes ekonomike arriti në 4,0% për vitet 2023 dhe 2024, dhe 3,8% për vitin 2025.
Rritja ekonomike parashikohet në normën 4,0% për vitin 2026 dhe përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2027-2029 parashikohet mesatarisht rreth 3,9% në vit. Më specifikisht, rritja ekonomike parashikohet në 3,9, 4,1 dhe 3,9% respektivisht për vitet 2027, 2028 dhe 2029.
Sipas kuadrit, motori kryesor i rritjes ekonomike do të mbetet kërkesa e brendshme, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimeve.
Konsumi privat do të vazhdojë të nxitet nga përmirësimi i tregut të punës dhe rritja e besimit të konsumatorëve, ndërsa investimet private do të përfitojnë nga përmirësimi i klimës së biznesit, lehtësimi i kushteve të financimit dhe zgjerimi i aktivitetit ekonomik.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve parashikohen të rriten mesatarisht me 4,6% në vit gjatë periudhës 2027–2029, ndërsa eksportet e shërbimeve, veçanërisht turizmi, do të vijojnë të jenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.
Në të njëjtën kohë, inflacioni pritet të rikthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2026 dhe të qëndrojë pranë këtij niveli në afatin e mesëm.
Në planin fiskal, qeveria synon të vijojë konsolidimin e financave publike. Deficiti buxhetor parashikohet të ulet nga 2,3% e PBB-së në vitin 2026, në 1,6% në vitin 2027, 1,3% në vitin 2028 dhe 0,9% në vitin 2029. Paralelisht, balanca primare do të mbetet pozitive, duke arritur në 0,8% të PBB-së në vitin 2027, 1% në vitin 2028 dhe 1,4% në vitin 2029.
Borxhi publik bruto do të ulet në rreth 50,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në fund të vitit 2029, nga 52,9% që rezultoi në vitin 2025, duke forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike.
Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2027-2029 përfaqëson një tjetër hap konkret drejt forcimit të ekonomisë shqiptare, garantimit të stabilitetit makroekonomik dhe afrimit të vendit me standardet e Bashkimit Evropian, në funksion të objektivit strategjik “Shqipëria 2030”.

KPP: 444 ankesa nga janari në maj - Vlerësimi i ofertave, problematika kryesore
Ankesat e operatorëve ekonomikë për procedurat e prokurimit publik kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave......
Fermerët shesin 261 milionë euro produkte jashtë kufijve - Salla: Po prodhohet me cilësi të lartë, nuk kemi pasur problematika
Sezoni bujqësor për gjysmën e parë të këtij ka qenë i mbarë dhe po ashtu edhe eksportet. Në një intervistë për SCAN TV, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit......
Popullsia ekonomikisht joaktive u ul me 1.3%/ Kukësi dhe Gjirokastra nga ana tjetër shënuan rritjet më të forta
Të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi tregun e punës informojnë edhe mbi ecurinë e popullsisë ekonomikisht joaktive në vend. Në këtë kategori përfshihen......
Lehtësim kriteresh për mbi 320 profesione të rregulluara - Në sitë licencat, tarifat dhe kufizimet për profesionistët vendas e të huaj
Kriteret për ushtrimin e qindra profesioneve në Shqipëri do t’i nënshtrohen një rishikimi, me synimin për të hequr kufizimet e panevojshme dhe për të ulur......
Mbi 666 mln lekë investime për sinjalistikën e sigurinë rrugore - ARRSH hap 4 tendera në katër rajonet e vendit
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur katër tendera me një fond limit total rreth 666,4 milionë lekë, për përmirësimin e sinjalistikës dhe pajisjeve......
SHBA rimburson 81 mld USD nga tarifat e Trump - Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme, presidenti njofton tarifa të reja
Qeveria amerikane ka kthyer tashmë dhjetëra miliarda dollarë në tarifa që kishte mbledhur përpara se Gjykata e Lartë t’i shpallte ato të paligjshme, sipas......
Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave - Sot, konferenca e IX ndërqeveritare në Bruksel
Negociatat me Bashkimin Europian kanë hyrë në një fazë të re për Shqipërinë. Në Bruksel do të mbahet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga humbet pikë
Dollari amerikan e ka vijuar edhe këtë të martë trendin e tij pozitiv duke regjistruar sërish rritje të vlerës në raport me ditën që lamë pas teksa është......

