Shqipëria Postuar më 16 Gusht 2025, 12:41

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor

Nga Edel Strazimiri

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor

Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ai deklaroi se në muajin qershor të vitit 2025 janë regjistruar 14770 punonjës më shumë të deklaruar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një rritje domethënëse që vjen si rezultat i një kombinimi të politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe përforcimit të kontrolleve për informalitetin.

Malaj vlerësoi këtë progres si një tregues të qartë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar një treg pune më të drejtë dhe më të rregulluar.

“Falënderojmë bizneset që po kontribuojnë me përgjegjësi në këtë proces, duke respektuar ligjin dhe duke siguruar të drejtat e punonjësve të tyre”, u shpreh ai.

Trendi në rritje i deklarimit të punonjësve ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, por edhe në garantimin e të drejtave sociale për qindra mijëra qytetarë, përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat