Makineritë bujqësore pa TVSH - E-Albania informon mbi hapat që duhen ndjekur nga agrobizneset!
Portali i qeverisë e-Albania njoftoi sot në rrjetet sociale se agrobiznesi është i përjashtuar nga TVSH-ja për importin e makinerive dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre, pavarësisht nga vlera e investimit.
Sipas njoftimit për të përfituar përjashtim nga TVSH-ja në importin e makinerive dhe pajisjeve, subjektet agropërpunuese duhet të aplikojnë përmes e-Albanias.
Bazuar në informacionin e publikuar fillimisht duhet aplikuar në zgjedhjen e shërbimit “Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit”.
Më pas duhet të plotësohet formulari dhe të ngarkohen dokumentet e kërkuara si kopja e planit të investimit dhe preventivi dhe më pas nëse aplikimi i plotëson kushtet mundësohet hedhja e autorizimit në sistem.
Autorizimi “Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit” është një autorizim që i jepet operatorit ekonomik i cili vepron në fushën e agrobiznesit. Me anë të këtij autorizimi operatori përfiton nga përjashtimi i pagesës së TVSH-së në momentin e importimit. Makineritë dhe pajisjet që përfitojnë nga ky përjashtim janë të listuara në Aneksin e bazës ligjore të mëposhtme.
E- Albania publikoi linkun ku aplikohet teksa njoftoi se, koha për marrjen e shërbimit është 15 ditë dhe dokumenti mbërrin elektronikisht tek rubrika “Dokumentet e mia” dhe në email.

Çfarë ka ndodhur këtë fillim muaji në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka ruajtur relativisht vlerat e një dite më parë duke e nisur muajin pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 84.2 lekë dhe......

Emetimet nga zjarret, në nivele rekord - Nxehtësia ekstreme dhe thatësira nxisin përhapjen e flakëve në Evropë
Zjarret në të gjithë Evropën janë rritur në nivele rekord këtë verë, me flakë intensive të nxitura nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata. Një total......

Sa para’ ka mbledhur KPP nga tenderët në 6 muaj? - Regjistrohen 501 ankesa, shënohet rënie krahasuar me 2024
Në 6 muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 501 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, qershori është muaji i......

Produktet e shportës në Evropë - Cilat qytete kanë çmimet më të larta?
Çmimet e shportës reflektojnë pabarazi të konsiderueshme në të gjitha qytetet evropiane, madje edhe midis atyre në të njëjtin shtet. "Indeksi i Shportës" i......

Grekët, deri në 13 orë punë në ditë tek një punëdhënës - Ligji i ri shton fleksibilitetin dhe ofron mundësi për paga më të larta
Duke nisur nga vjeshta, pas miratimit të projektligjit të ri të punës në Greqi, puna në sektorin privat prej 13 orësh në ditë mund të zbatohet tek një......

Trump “ndëshkon” Kanadanë me tarifa 35% - SHBA njofton taksa nga 10% në 40% për shumë partnerë globalë
Shtëpia e Bardhë vijoi me planin e Presidentit Trump për të ripërcaktuar peizazhin tregtar global, duke publikuar tarifa të reja të autorizuara zyrtarisht me......

3 miliardë lekë për kreditimin e bujqësisë/ Qeveria miraton skemën e re të garancisë shtetërore
Në një mbledhje që ka prodhuar dhjetra vendime të rëndësishme, Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vënien në dispozicion të një fondi prej 3 miliardë lekësh......

Qeveria miraton kushtet për negociatat e "KAYO", sh.a., me sektorin privat për prodhimin e armëve dhe dronëve
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, Qeveria ka dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave mes shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., dhe subjekteve private,......