Makineri dhe pajisje, bizneset rrisin investimet - Programi i BSH përmirësoi aksesin në financim, por informaliteti vijon të mbetet sfidë

Nga Programi i Bankës së Shqipërisë kushtuar rritjes së financimit dhe uljes së kostove të kredisë për një segment të sektorit privat, që nisi zbatimin në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, bizneset mikro, të vogla dhe të mesme kanë shtuar investimet dhe marrë fonde për të blerë kryesisht pajisje dhe makineri.
Gjatë vitit u akorduan 131 kredi, me një vlerë totale prej 1.8 miliardë lekësh, ose vetëm 7.2% e fondit të përgjithshëm. Rreth 98% e këtyre kredive janë financime të reja, që konfirmon se programi ka shërbyer si instrument për nxitjen e investimeve shtesë dhe jo si mekanizëm për rifinancimin e detyrimeve ekzistuese.
Rreth 85% e fondeve janë përfituar nga bizneset e vogla dhe të mesme, ndërsa segmenti mikro mbetet më pak i përfaqësuar. Për sa i përket sektorëve, fondet janë përthithur kryesisht nga industria (33.7%), tregtia (30.5%) dhe bujqësia (22.9%), duke pasqyruar potencialin e tyre për rritje produktiviteti. Rreth gjysma e financimeve është përdorur për blerje pajisjesh dhe makinerish, duke treguar fokus të qartë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e aktivitetit.
Për sa i takon shpërndarjes gjeografike, shumica e kredive përqendrohen në qendrat kryesore ekonomike të vendit, ndërsa rreth 83% e portofolit ka maturitet 5-vjeçar, duke dëshmuar orientim afatgjatë të investimeve. Të gjitha bankat e sistemit kanë marrë pjesë aktive në program.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky program ka kontribuar në përmirësimin e aksesit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në financim. Megjithatë, niveli ende i ulët i përdorimit të fondit sugjeron se kufizimi kryesor i aksesit të bizneseve të vogla dhe të mesme në kredi lidhet me faktorë strukturorë, si informaliteti, mungesa e kolateralit të mjaftueshëm, kapacitetet e kufizuara menaxheriale dhe planifikimi financiar i pamjaftueshëm i bizneseve, si edhe perceptimi i rrezikut nga bankat.
Për rrjedhojë, përmirësimi i qëndrueshëm i aksesit në financë kërkon më shumë sesa instrumente likuiditeti. Ai kërkon një qasje të koordinuar ndërmjet politikave ekonomike publike dhe reformave strukturore që forcojnë formalizimin, rrisin transparencën financiare, përmirësojnë klimën e biznesit dhe reduktojnë pasiguritë ligjore e administrative shprehet Banka e Shqipërisë.
Tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE miraton vendimin për vitin 2026, sa do paguhet sipas nivelit të tensionit
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mbajë të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, për periudhën 1 maj......
Si mund të ulen çmimet e pronave në Durrës? Mbifurnizimi dhe dobësimi i kërkesës mund të sjellin ulje deri në 20%
Që nga fillimi i vitit 2026, perspektiva 3–5 vjeçare për tregun e banesave në Durrës paraqitet pozitive, megjithëse e pabarabartë në segmente të ndryshme.......
Liria e internetit në botë, ku qëndron Shqipëria? Renditemi mbi mesataren globale, Korea e Veriut mbetet në fund të listës
“Internet freedom” (liria e internetit) i referohet shkallës së lirë dhe të pakufizuar me të cilën njerëzit mund të përdorin internetin për të kërkuar......
Zhdoganimi i makinave të përdorura sjell 97 milionë euro - Rregullat për importin dhe targat e huaja, penalitete për shkeljet
Të ardhurat doganore nga importi i automjeteve të përdorura kanë arritur në rreth 9.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, ose rreth 97 milionë euro, duke......
Inspektorati i Përgjithshëm forcon kontrollet - Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit
Inspektorati i Përgjithshëm pritet të forcojë kontrollet në terren për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme......
Gjysma e eksporteve, drejt Italisë dhe Kosovës/ Lëndët djegëse minerale zunë rreth 17% të totalit në Janar-Mars
Eksportet shqiptare në tre muajt e parë të vitit vijojnë të mbeten të përqendruara pothuaj në të njejtat tregje dhe kategori mallrash, me Italinë që dominon......
Industria gjermane përballet me stanjacion - Konflikti në Iran ka shtuar rreziqe të reja
Industria gjermane pritet të regjistrojë stanjacion në rastin më të mirë në vitin 2026, tha shoqata e industrisë BDI, duke paralajmëruar se kostot më të......
Aksidentet “fantazmë” dhe makinat e pasiguruara - Rreth 245 mln lekë dëme u mbuluan nga Fondi i Kompensimit në 2025
Nuk janë aq të paktë ata drejtues që nuk sigurojnë makinën e tyre ose largohen nga vendi i ngjarjes, pasi kanë kryer një aksident duke qenë të pasiguruar.......


