Shqipëria Postuar më 24 Janar 2026, 10:42

Makinat elektrike ndryshojnë zgjedhjet e shqiptarëve/ Rreth 6,187 automjete “green” ndryshojnë rrugët e vendit

Nga Alida Lula

Makinat elektrike ndryshojnë zgjedhjet e shqiptarëve/ Rreth 6,187

Flota e mjeteve elektrike në Shqipëri shënoi rritje rekord me 6,187 regjistrime “All-Electric”, pothuajse dyfish më shumë se 2024. Ky trend tregon një përparim të qartë drejt transportit të gjelbër dhe ndryshim gradual në strukturën e flotës kombëtare të automjeteve, ndërsa qytetarët dhe bizneset po zgjedhin gjithnjë e më shumë alternativa miqësore me mjedisin.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, rritja e vitit 2025 është një nga më të lartat në historinë e mobilitetit elektrik në vend, duke reflektuar jo vetëm interesin në rritje për automjete “green”, por edhe një ndryshim të qëndrueshëm në zgjedhjet e konsumatorëve.

Faktorë si kostot më të ulëta të përdorimit, ndërgjegjësimi për çështjet mjedisore dhe interesimi për teknologjitë e reja,kanë nxitur këtë prirje, ndërsa nevoja për zgjerimin e infrastrukturës për t'i karikuar dhe politika publike mbështetëse, janë shtuar.  DPSHTRR, e cilëson sinjal pozitiv, transport më të pastër, më të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin, si dhe duke përmbushur gradualisht objektivat kombëtar mjedisor


 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat