“Makinat deri në 1500 kubikë, gati 10% zbritje në sigurim” - Morinaj: Me rregulloren e re, çdo drejtues automjeti trajtohet në mënyrë të drejtë
Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila hyri në fuqi këtë vit dhe që parashikon llogaritjen e primeve të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut, si vjetërsia e makinës, qarku ku është regjistruar, mosha dhe eksperienca e drejtuesit të automjetit, e të tjera, është ndeshur së fundmi me shumë pakënaqësi nga përdoruesit e automjeteve.
Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Kadri Morinaj, u shpreh se skema e re e sigurimit të makinave, bonus-malus, garanton një përllogaritje të drejtë të primit të sigurimit për çdo drejtues automjeti.
“Nga 1 janari ka filluar rregullorja e re, e cila nuk do të thotë në asnjë moment rritje të primit të sigurimit në 30%, por ka disa faktorë risku të cilat secili duhet të marrë haku e vet dhe rishpërndarja e riskut merr parasysh duke filluar nga kubikazhi i makinës, që do të thotë, një makinë me 1300 deri në 1500 kubikë dhe ulet çmimi i saj, shkon te haku, dhe një makinë me 2000, 2500, 3000 kubikë, do të marrë atë që i takon. Një person që ka një makinë Ferrari, apo Lamborghini, deri dje ka paguar 185 mijë lekë. Të gjitha makinat deri në 1300, 1500 kubikë, ata kanë një zbritje nga 3% deri në 10%”.
Përcaktimi i çmimit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut është një praktikë që ndiqet prej vitesh në vendet e Bashkimit Evropian.
Klajdi Çitozi, Anëtar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë: “U realizua me këtë ligj, u rrit transparenca ndaj publikut. Sot, çdo kush, po të hyjë në faqen e AMF, ka formulën se si llogariten dëmet shëndetësore, gjë që më përpara nuk ishte”.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 2% më shumë ose mbi 70 mijë klientë janë dëmshpërblyer në vitin 2024. Pagesa e dëmeve në vlerë është rritur rreth 25% më shumë se në vitin 2023. Pagesa e dëmeve motorike është rritur me rreth 35%.
Sondazh

Skema e BSH për kreditimin e bizneseve të vogla e të mesme - Kredi me çmim më të lirë se norma bazë e interesit
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një program të posaçëm për kreditimin e biznesit të vogël dhe të mësëm. E veçanta e tij është se ofron kredi me norma shumë......

Ndalimi i TikTok aprovohet nga Gjykata e Lartë e SHBA-së, nëse nuk shitet nga kompania mëmë kineze ByteDance!
Gjykata e Lartë e SHBA-së votoi të premten për të mbështetur njëzëri ligjin federal që ndalon TikTok duke filluar nga e diela, përveç nëse ai shitet nga......

“Programi i investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”, thirrje e hapur për pjesëmarrje në prokurimin ndërkombëtar
Njësia e projekteve të huaja në OSHEE Group, në bashkëpunim me bankën KfW, do të nisë procedurën e prokurimit ndërkombëtar për projektin “Programi i......

Popullsia e Kinës, në rënie për të tretin vit radhazi - Autoritetet prezantojnë masa për të inkurajuar lindjet dhe martesat
Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në 2024, me numrin e vdekjeve që tejkaloi rritjen e lehtë të lindjeve dhe ekspertët paralajmërojnë se trendi......

Gara e çmimeve, si renditet vendi ynë? Në vitin 2024, inflacioni në Shqipëri rezultoi sa në Europë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Dhjetor të......

Shtohen pagesat me kartë në terminalet POS - BSH: Rritje me 21.7% e numrit të transaksioneve. Tejkalohet rekordi i 2023
Gjatë vitit të kaluar janë shtuar blerjet e realizuara me kartë përmes terminaleve POS. Në periudhën janar-nëntor 2024, qytetarët kanë realizuar më shumë......

Zgjerimi i turizmit ndot planetin - Sipas raportit, emetimet e karbonit mund të dyfishohen çdo 20 vjet
Industria e turizmit është vënë nën vëzhgim për emetimet e gazeve serrë, që po shtohen me një normë më shumë se dyfishi i asaj të ekonomisë globale. Sipas......

Bllokimi i telefonatave e sms, si do të reklamojnë bizneset? - Lahi: Ka mënyra të ndryshme, të vijnë edhe në zyrë!
Subjektet tregtare tashmë do të jenë më të tërhequr përsa i përket reklamimit të produkteve përmes telefonatave apo mesazheve pasi në Konsultime Publike......