“Makina s’do përdoret çdo ditë” - Masa në Shqipëri brenda 2025-ës, drafti: Kufizimi, sipas targave të automjeteve
Kufizim i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës”. Kjo është një prej masave që duhet të zbatohet brenda vitit 2025 me qëllim reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë në sektorin e transportit. Gjithçka parashikohet në Planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të nxjerrë për konsultim publik. Ndër të tjera dokumenti sugjeron se kufizimi i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara mund të bëhet sipas targës së makinës, por kjo do të duhet të përcaktohet në vijim nga institucionet përkatëse.
Paralelisht, drafti parashikon dhe një sërë masash të tjera, që gjithashtu duhet të ndërmerren brenda vitit 2025. Ndër to është caktimi i taksave të qarkullimit si dhe studimi për eliminimin e mbivendosjeve të linjave të transportit në itineraret e tyre.
Ndërkohë që, brenda vitit 2026 do të duhen ndërhyrje në drejtim të infrastrukturës, që lidhen me përdorimin e automjeteve me eficiencë energjie dhe përmirësimin e cilësisë së rrugëve, si dhe në drejtim të planifikimit urban duke reduktuar nevojat për lëvizshmërinë dhe distancat me anë të planifikimit të integruar.
Këto masa synojnë reduktimin e përdorimit të energjisë, që në këtë rast është karburanti.
Sipas dokumentit, transporti me makinë zë përqindjen më të madhe të transportit të udhëtarëve, ndërsa transporti me motoçikletë dhe mjete lundruese zënë një përqindje të vogël. Sa i takon transportit publik, transporti hekurudhor është i papërfillshëm, ndaj transporti me autobus është mënyra e vetme e transportit të përbashkët.
Sondazh

Europol demaskon rrjetin e qindra ofruesve të paligjshëm të transmetimeve sportive!
Operacioni përfshiu 15 vende, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Rumaninë, Suedinë, Zvicrën dhe MB. Një operacion......

Si ka nisur ky vit për valutat kryesore në tregun vendas?!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi pikë nga viti që lamë pas teksa është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë duke regjistruar......

Korrupsioni me tenderë - Marrëveshja për parandalimin: Hetime të thelluara dhe masa për shkelësit
Parandalimi i korrupsionit në procedurat tenderuese është në fokus të një Memorandumi Bashkëpunimi të nënshkruar mes Agjencisë së Prokurimit Publik dhe......

Tatimet, afat të ri për deklarimin e të ardhurave personale - DIVA, ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë, gjobë pë rata që nuk deklarojnë
Tatimet kanë vendosur kushte dhe afate të reja për deklarimin e të ardhurave personale. Këtë vit, duhet të bëjnë deklarimin të gjithë ata individë, të cilët......

‘Revolucioni’ tek financat, risitë dhe transformimet e 2025 - SEPA, open banking, rregullimi i kreditimit dhe sistemi ‘bonus malus’
Sektori bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregu i sigurimeve do të jenë në një proces të thellë transformues......

‘Po dëmtohet BE’ - Sllovakia ‘kërcënon’ Ukrainën - Paralajmëron masa ndëshkuese pas ndërprerjes së gazit rus
Sllovakia ka paralajmëruar masa hakmarrëse ndaj Ukrainës pas ndërprerjes së gazit rus nëpërmjet territorit të saj. Qeveria sllovake ka theksuar se ky vendim......

Shqipëria, e dyta në Europë për çmimet e lira/ Kostoja e hoteleve dhe restoranteve 50% më e ulët se mesatarja europiane
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat referuar indeksit të të çmimeve sipas fuqisë blerëse për hotele dhe restorante Shqipëria......

Bota nën “hijen” e Trump -Roli i SHBA-së në ekonominë globale të 2025
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara është një moment vendimtar për ekonominë globale dhe peizazhin gjeopolitik.......