Shqipëria Postuar më 10 Mars 2025, 17:22

Magazinimi dhe tregtimi i prodhimeve bujqësore, Zv.kryeministrja Balluku viziton një pikë grumbullimi në Krutje

Nga SCAN TV

Magazinimi dhe tregtimi i prodhimeve bujqësore, Zv.kryeministrja Balluku

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vizituar së fundmi një pikë grumbullimi, magazinimi dhe tregtimi të produkteve bujqësorenë në Krutje të Lushnjës, që bashkëpunon me mbi 50 fermerë të zones.

Grumbulluesi tregon se ky ka qenë një vit i mbarë për bujqësinë, si për prodhimin, por edhe për çmimin.

“Ka qëlluar një vit shumë i mbarë. Ka shumë produkte, nuk mungon asgjë nga produktet e vendit. Janë të gjitha me sasi dhe me cilësi shumë të mirë”, u shpreh grumbulluesi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja tha se produktet shqiptare janë të një cilësie të lartë dhe konkurrojnë tregun europian.

“Produktet që dalin nga zona e Myzeqesë tregëtohen krenarisht në tregun e huaj. Janë produkte të një cilësie të lartë. Janë produkte që sipas vlerësimeve laboratorike dhe përsa i përket përdorimit të pesticideve është vendosur një standard i ri”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Balluku bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushte dhe efektiv midis fermerëve dhe grumbulluesve

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat