“Made in Albania”, motoja e krenarisë së shqiptarëve - Berisha: Prodhimet vendase do të mbushin tregjet e vendit dhe ato ndërkombëtare
Shqipëria nuk do ishte kurrë madhështore nëse nuk do ishte Shqipëria e prodhimit të të mirave, Shqipëria e prodhimeve që do mbushin tregjet e vendit dhe tregjet ndërkombëtare. ‘Made in Albania’ do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve.
Deklarata është bërë nga kreu I Partisë Demokratike, Sali Berisha, sipas të cilit, etiketa e prodhimit në Shqipëri do përbëjë moton e krenarisë së betejës së shqiptarëve.
Ata që thonë se ‘Made in Albania’, se prodhimi do jetë baza e krenarisë shqiptare, dhe e konsiderojnë këtë një ekzagjerim, nuk duhet të harrojnë se jemi ne, vështroni shifrat, rritëm me 320 përqind eksportet, të cilat nga viti i kaluar në këtë vit ranë me 32 përqind. Pra, nxitja e prodhimit dhe eksportit dhe klima më miqësore ndaj biznesit, Shqipëria e taksave të ulëta, potencialet e jashtëzakonshme natyrore, janë të gjitha këto faktorë që shndërrojnë ‘Made in Albania’ në moto kryesore jo vetëm të krenarisë, por edhe të begatimit të shqiptarëve.
Në vijim, kreu i demokratëve tha se Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.
Në këtë kontekst, paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 përqind, vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione, minimum jetik dhe rroga të ulëta për të rimbursuar shumën përafërsisht 450 euro në vit për ushqimet dhe gjërat bazë që blejnë. Çmimi i energjisë prej 7 lekë. Çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 që është sot, në 6 lekë.
Kryetari i PD, Berisha renditi edhe një sërë projektesh kombëtare infrastrukturore, që u realizuan gjatë periudhës 2005-2008.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Çfarë është ETA? Mbretëria e Bashkuar zgjeron skemën e saj të lejes së hyrjes prej 12 euro për udhëtarët europianë!
Sistemi i Autorizimit Elektronik të Udhëtimit (ETA) në Mbretërinë e Bashkuar është zgjeruar zyrtarisht për udhëtarët europianë. Duke filluar nga 2 prilli......

Pol i ri turistik në Korçë - Nga “Rrugët e Shijes”, te “Poli i Festivaleve” në Drenovë, seri tenderësh nga FSHZH
Zhvillimi i një poli të ri turistik në Korçë është në qendër të disa tenderëve që po zhvillohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. I fundit është përmirësimi i......

Rikonstruksioni i Universitetit Politeknik të Tiranës - Rama dhe Manastirliu ndjekin punimet. Përfundon në dhjetor!
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur sot nga afër punimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku......

Trump fokusohet tek Ukraina dhe Groenlanda - Njofton rinisjen e bisedimeve me Kievin, kërkon kontrollin e ishullit
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalimin e tij të parë në Kongres që nga kthimi i tij në pushtet, duke iu drejtuar Ukrainës dhe Groenlandës në një......

Bizneset, 3.8 mln veprime përmes arkës - BSH: Rreth 81% e tyre janë depozitim parash. Vlera rekord në krahasim me individët
Bizneset kanë realizuar rekord veprimesh në sportelet fizike të bankave gjatë vitit që lamë pas. Një nga arsyet pse transaksionet e bizneseve përmes arkës......

Pas vitesh vonesash, BE vendos nisjen me faza të Sistemit të Hyrës/Daljes në zonën Shengen!
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën që më në fund të vënë në fuqi Sistemin e hyrjes/daljes (EES), regjistri i automatizuar i bllokut për......

Shqipëria, e para në renditjen e Organizatës Botërore të Turizmit Rama: Destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve në 2024
Për vitin 2024, Shqipëria renditet e para përsa i përket rritjes më të madhe të numrit të turistëve. Organizata më e madhe botërore e Turizmit, në të cilën......

Prodhimet vendase na kushtuan më shtrenjtë se të importit/ Energjia dhe industria përpunuese patën ndikimin më të lartë
Bizneset prodhuese vazhdimisht janë përballur me shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Por, sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024,......