Shqipëria Postuar më 17 Maj 2025, 10:12

Macron: Mbyllja e negociatave në 2027 e arritshme. Franca në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit!

Nga Edel Strazimiri

Macron: Mbyllja e negociatave në 2027 e arritshme. Franca në krah

Në konferencën e përbashkët për shtyp, me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi se mbyllja e negociatave me BE-në në 2027 është e arritshme realisht dhe jo vetëm perspektivë.

Ai siguroi se Franca do të jetë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Franca, tha ai, do të jetë krah Shqipërisë për ta shoqëruar në këto reforma dhe për ta mbrojtur, në mënyrë që meritat e saj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet. Ai i shprehu gjithashtu edhe urimet Ramës për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

“Kam besim te ajo që do të bëni ju dhe jam i lumtur për mandatin shumë të qartë që keni pasur”, theksoi Macron.

“Dua të rishpreh këtu bindjen e plotë që kam për ribashkimin e Kontinentit Europian. Përballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar rrugën, ka bërë avancime të mëdha në kohët e fundit, ka hapur shumë blloqe kapitujsh të negociatave. Kam besim te ajo që do të bëni ju dhe jam i lumtur për mandatin shumë të qartë që keni pasur. Udha e Shqipërisë është shumë e qartë, drejt Bashkimit Europian. Franca është krahas jush për tu shoqëruar në këto reforma dhe për t’ju mbrojtur në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, sepse ju do të mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. 2027 nuk është vetëm perspektivë, por edhe realitet”, u shpreh ai.

Ndërkaq Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se marrëdhënia e Shqipërisë me Francën ka hyrë në një fazë të re.  Kryeministri nënvizoi po ashtu se “rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm të të gjitha proceseve transformuese në adresimin e momenteve të vështira që duhen ende zgjidhur dhe përfshirjen e gjithë rajonit në Europën e bashkuar”.

Rama vlerësoi faktin se në një kohë kaq të shkurtër presidenti i Francës riviziton Shqipërinë dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale.

Kjo na jep shumë krenari dhe mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe Republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë, të cilat kanë hyrë në një fazë krejtësisht të re dhe të panjohur më parë”, tha Rama.

“Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti Komunitetin Politik Europian dhe patjetër kënaqësi që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt të komunitetin në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjitha vendet përbërëse”, theksoi ai.

Për këtë, theksoi Macron, doja të isha i pranishëm, përveç pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Europian, por edhe për të ri-shprehur besimin që kemi për udhën drejt Europës dhe besimin e Francës për këtë udhë europiane që do të bëhet realitet.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat