Shqipëria Postuar më 8 Shtator 2025, 19:36

Lushnje, prezantohen administratorët e bashkisë, Balluku: Angazhimi në terren, fokusi kryesor

Nga SCAN TV

Lushnje, prezantohen administratorët e bashkisë, Balluku: Angazhimi

Në Lushnje është prezantuar ekipi i ri i administratorëve të bashkisë. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Bashkë me fotot e prezantimit, Balluku ka shtuar: “Me @petrit__malaj , @sefaeriselda dhe deputetët e zgjedhur socialistë të Lushnjes në prezantimin e ekipit të ri të administratorëve të bashkisë. Një detyrë e rëndësishme ku angazhimi i tyre në terren mbetet fokusi kryesor për të qenë më pranë qytetarëve, shqetësimeve dhe problematikave. Në çdo cep të territorit të bashkisë kërkohet dhe do të ketë një vëmendje maksimale. Bashkë për një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve”, përfundon komenti i Ballukut në rrjetet sociale. Zgjedhja e administratorëve të rinj vjen pas një sërë dorëheqjesh kërkuar disa javë më parë nga kryeministri Edi Rama, që vlerësoi të pamjaftueshme punën për administrimin e terrenit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat