Lushnje, ministri Malaj: 3-fishuam mbështetjen për bujqësinë, 145 mln euro financime buxhetore
Në një takim me fermerët e Lushnjes ministri i financave Petrit Malaj tha se vitin e fundit ka një rritje të konsiderueshme të financimeve për bujqësinë. ‘Ne kemi më shumë se 3-fishuar mbështetjen buxhetore për bujqësinë, një nga sektorët më me potencial të ekonomisë, duke e çuar në 145 milionë euro. Një rritje tejet domethënëse kanë pësuar edhe sipërfaqet e mbjella në serra, duke shtuar shanset për më shumë eksporte. Do të vijojmë të mbështesim bujqësinë, përmes linjave të kreditimit me interesa të ulëta, pasi vlerësojmë se rritja e aksesit në financë është një shtyllë bazë për zhvillimin e këtij sektori’, ka deklaruar Malaj.
Sipas tij nga 2013 që investoheshin rreth 37 milionë euro në bujqësi, aktualisht janë 145 milionë euro që hidhet në bujqësi nga ana e buxhetit të shtetit. Kjo ka bërë që sipërfaqja me sera të rritet nga 700 hektarë që ka qenë në 2013 në 2100 hektarë sera aktualisht.
Malaj tha se kjo ka nxitur rritjen e konsiderueshme të eksporteve. ‘Janë rritur eksportet e produkteve bujqësore nga 150 milionë euro që kanë qenë në 2013, sot që flasim janë 532 milionë euro, domethënë bujqësia ka pasur zhvillim në aspektin e investimeve që ka bërë buxheti i shtetit në bujqësi, por nga ana tjetër edhe në aspektitin e aktivitetit bujqësor.
40 % e popullatës shqiptare, sipas statistikave që ne kemi, punon në bujqësi. 18 % e gjithë Prodhimit të Brendshëm Bruto shqiptar vjen nga bujqësia’, kanë qenë disa nga shifrat që kreu I financave përcolli për të pranishmit në takim.
Sondazh

Borxhi i jashtëm “fryhet” me 139 mln euro - BSH: Ai afatshkurtër, me rënie. Huatë kryesojnë detyrimet afatgjata
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ka arritur në 10,142 milionë euro ose e thënë ndryshe 10.1 miliardë euro. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Diskutim Shqipëri-Itali mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit ekonomike!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, SH.T.Z. Marco Alberti, me të cilin......

“Sistem i dobët për monitorimin e ndryshimeve klimatike” - Akademia e Shkencave: Preket çdo sektor, duhen investime për paralajmërimin e hershëm
Studimi i ndryshimeve klimatike në Shqipëri është domosdoshmëri, për shkak të ndikimeve që sjell ndryshimi i motit thuajse në çdo sektor të ekonomisë. Gjatë......

India, ulje tarifash për 23 mld USD importe amerikane - Vendimi synon shmangien e tarifave reciproke me SHBA-në
India planifikon të ulë tarifat për mbi gjysmën e importeve amerikane për të shmangur tarifat reciproke. Këto detyrime të mundshme do të ndikonin 87% të......

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 sturtup-e - Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia
Gjatë një prezantimi ku 150 të rinj shqiptarë prezantuan 175 start-up-et e tyre me synimin për të përfituar grante nga qeveria, Kryeministri Edi Rama theksoi......

Emigrantët sollën në Atdhe gati 1 miliardë euro/ Remitancat thyejnë rekord historik. Rritja në vitin 2024 vlerësohet në 12.6%
Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë vitit të kaluar, prej gati 1 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga "Banka e......

Rikonstruksioni i nënstacionit në Kuçovë/ Balluku: Do të përfitojnë 16 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi sot se në nënstacionin elektrik të Kuçovës, aktualisht......

Serbi, protestë kundër projektit Kushner - Qytetarët kundërshtojnë ndërtimin e një kompleksi nga dhëndri i Trump
Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd për të kujtuar bombardimet e NATO-s në 1999. Ata gjithashtu protestuan kundër ndërtimit të një kompleksi luksoz nga......