Shqipëria Postuar më 19 Prill 2026, 14:58

Lushnje, krijohet SHBB në sektorin e vajit të ullirit, ministri Salla: Model i ri për zhvillimin e bujqësisë

Nga SCAN TV

Lushnje, krijohet SHBB në sektorin e vajit të ullirit, ministri Salla:

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, prezantoi në Lushnjë krijimin e Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) në sektorin e vajit të ullirit, një iniciativë e realizuar me mbështetjen e Ministrisë dhe Bashkisë, si dhe me angazhimin e 17 fermerëve të zonës.

Ky model synon të forcojë organizimin e prodhimit dhe të rrisë bashkëpunimin mes fermerëve, duke konsoliduar zinxhirin agroushqimor nga ferma deri në treg.

Gjatë prezantimit, Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij modeli si një qasje e re për zhvillimin e sektorit bujqësor.

“Ky është një model ku fermerët prodhojnë veç dhe shesin së bashku, duke krijuar kushte për uljen e kostove, rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e aksesit në treg,” u shpreh ai.

Sipas tij, përmes këtij organizimi synohet rritja e të ardhurave për fermerët dhe krijimi i një aktiviteti më të qëndrueshëm ekonomik në zonat rurale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë të mbështesë këtë model bashkëpunimi, duke punuar në koordinim me bashkitë për shtrirjen e SHBB-ve në 61 bashkitë e vendit, sipas produkteve prioritare të çdo zone.

Në këtë kuadër, synohet rritja e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare Made in Albania, si në tregun vendas ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat