Shqipëria Postuar më 18 Shkurt 2026, 10:09

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor! – Forcohen Dollari dhe Paundi

Nga Edel Strazimiri

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor! – Forcohen

Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.1 lekë dhe duke u shitur me 82 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon të ruaj relativisht po të njëjtat vlera mëngjesin e sotëm sikurse ditën e djeshme teksa është blerë sot me 96.1 lekë dhe është shitur me 96.7 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka humbur pikë këtë mëngjes duke u dobësuar në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 104.9 lekë dhe është shitur me 106 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq është forcuar lehtë  nga dita  e martë duke regjistruar rritje të kuotës duke u blerë këtë të mërkurë me 109.8 lekë dhe duke u shitur me 110.8 lekë duke ndryshuar kështu trendin e tij zbritës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat