Shqipëria Postuar më 5 Mars 2026, 13:01

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Dollari rikuperon pikë. Dobësohet Paundi

Nga Edel Strazimiri

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Dollari

Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka regjistruar një rikuperim të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me dje duke u blerë me 82.3 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka shënuar as këtë mëngjes ndonjë lëvizje të konsiderueshme të vlerës teksa është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë në raport me ditën e djeshme.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar rritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë këtë të enjte me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.2 lekë duke vijuar kështu një trend rritës.

Paundi britanik ndërkaq ka shënuar zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte duke u blerë sot krahasuar me dje me 109.6 lekë dhe duke u shitur me 110.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat