Shqipëria Postuar më 27 Janar 2026, 09:50

Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë mëngjes luhatje të lehta të vlerës relativisht pozitive krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81 lekë dhe duke u shitur me 82.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka shënuar këtë të martë ndryshime të konsiderueshme të vlerës në raport me ditën që lamë pas duke u blerë mëngjesin  e sotëm me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të kuotës ditën e sotme pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë me 104 lekë dhe është shitur me 105 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq është forcuar duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 110.6 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat