Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2025, 09:52

Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan humbet pikë.

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje për herë të parë gjatë kësaj jave pas rritje së vazhdueshme që nga fillimi javës teksa është blerë këtë mëngjes me 82.9 lekë dhe është shitur me 84.1 lekë në raport me dje.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon edhe sot të mos shënojë luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë këtë të mërkurë me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane sakaq ka pasur një rritje të vlerës krahasuar me ditën e martë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 102.9 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq ka pasur luhatje të vlerës ditën e sotme duke pësuar një rënie të lehtë të kuotës krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë me 109.2 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat